Lajme Zone
Pastruan 14 mln €, goditet organizata kriminale shqiptare në Itali! Paratë e drogës qarkullonin edhe me lingota ari! 6 në pranga, 52 nën hetim dhe 2 kompani të sekuestruara
BotëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Pastruan 14 mln €, goditet organizata kriminale shqiptare në Itali! Paratë e drogës qarkullonin edhe me lingota ari! 6 në pranga, 52 nën hetim dhe 2 kompani të sekuestruara

Hetimet zbuluan një “trafik ndërkombëtar kokaine prej rreth 240 kilogramësh”, si dhe grumbullimin dhe transferimin drejt Shqipërisë të shumave të parave cash, në vlerën e mbi 14 milionë eurove. Autoritetet italiane kanë sekuestruar 1.5 milionë euro para cash dhe 32 kilogramë kokainë, heroinë dhe marihuanë.

Dy kompani me seli në Milano dhe Lecco në Itali janë sekuestruar pasi akuzohen për pastrimin e parave që dyshohet se vinin nga një rrjet ndërkombëtar i trafikut të kokainës mes Italisë, Holandës, Gjermanisë dhe Shqipërisë. 6 persona janë vënë në pranga, ndërsa 52 të tjerë janë vënë nën hetim, raportojnë mediat italiane. Hetimet zbuluan një “trafik ndërkombëtar kokaine prej rreth 240 kilogramësh”, si dhe grumbullimin dhe transferimin drejt Shqipërisë të shumave të parave cash, në vlerën e mbi 14 milionë eurove. Dy kompanitë përdoreshin nga një organizatë kriminale shqiptare. Veprimtaria e tyre dokumentohet gjatë viteve 2019-2022. LEXO EDHE:‘Kam vrarë mamin’, rrëfimi nga psikiatria i 21-vjeçarit shqiptar në Itali: Tentova t’i jepja fund jetës Pastrimi i parave është kryer edhe përmes blerjes së lingotave të arit, në një sasi prej afro 8 kilogramësh. Ari ishte blerë në Itali përmes një kompanie që operonte në sektorin e përpunimit të metaleve të çmuara, me seli në Milano dhe Alessandria. Pasi pastroheshin përmes aktiviteteve të tjera të ligjshme, paratë transferoheshin më pas në Shqipëri. Kompania e dytë e sekuestruar dyshohet se shërbente si “kasaforta e grupit kriminal”, duke investuar në sektorin e pasurive të paluajtshme. Sipas hetuesve, për organizimin e transaksioneve të drogës dhe të parave cash janë përdorur “sisteme të enkriptuara të komunikimit”. Autoritetet italiane kanë sekuestruar 1.5 milionë euro para cash dhe 32 kilogramë kokainë, heroinë dhe marihuanë. P.J P.J Shqiptarja.com TAG: milano pastrim parash trafik droge itali shqiptarët në itali Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Nëntor, 11:50

Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 54.9% Veliajn 23.7% Asnjërin 21.4% Vota total: 594 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?