Djathtas Ilir Shtufi Mediat greke raportojnë se 53-vjeçari, i arrestuar në qershor me urdhër të SPAK, kundërshtoi ekstradimin duke pretenduar se po përballet me përndjekje politike. Biznesmeni Ilir Shtufi do të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi Gjykata e Apelit të Selanikut vendosi në favor të kërkesës së autoriteteve shqiptare për dorëzimin e biznesmenit 53-vjeçar, i cili u arrestua në Greqi në muajin qershor në zbatim të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga SPAK.
Vendimi është raportuar gjerësisht nga mediat greke, të cilat nuk e publikojnë emrin e biznesmenit, por bëhet fjalë për Ilir Shtufin, ndaj të cilit SPAK ka ngritur akuza për pastrim të produkteve të veprës penale dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Sipas raportimeve, Gjykata e Apelit të Selanikut pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare, duke vlerësuar se ishin plotësuar kushtet ligjore për ekstradimin. Gjykata nuk shqyrtoi themelin e çështjes penale apo provat ndaj biznesmenit, por vetëm kriteret procedurale që lidhen me ekzekutimin e kërkesës së ekstradimit.
Gjatë seancës, Shtufi kundërshtoi ekstradimin dhe mohoi akuzat. Ai pretendoi se po përballet me një ndjekje me motive politike dhe se nuk do të kishte një proces të drejtë gjyqësor në Shqipëri.
"Jam sipërmarrës që nga viti 1994, menaxhoj mbi 20 kompani në Shqipëri, të fokusuara në sektorët e ndërtimit dhe energjisë", deklaroi ai para gjykatës, duke shtuar se është ndër biznesmenët që paguan më shumë taksa në vend. Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor, 18:03 "Më akuzojnë se i shërbej opozitës në Shqipëri", u shpreh ai, ndërsa kërkoi që kërkesa për ekstradim të mos pranohej.
Lidhur me praninë e tij në Selanik, biznesmeni deklaroi se kishte udhëtuar në Greqi për të marrë pjesë në një festë dhe se nuk kishte dijeni për urdhër-arrestin ndërkombëtar të lëshuar ndaj tij.
Megjithatë, gjykata vendosi në favor të ekstradimit. Vendimi nuk është përfundimtar, pasi Shtufi ka të drejtën ta ankimojë atë në Gjykatën e Lartë të Greqisë, e cila do të vendosë nëse ekstradimi do të marrë formë të prerë.
Shtufi u arrestua më 12 qershor 2026 në një hotel në Selanik nga autoritetet greke, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga SPAK në kuadër të një operacioni të gjerë kundër një grupi të dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine dhe pastrim parash. Sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Posaçme, grupi dyshohet se ka trafikuar kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve të Europës Perëndimore, ndërsa fitimet e aktivitetit kriminal janë investuar më pas në pasuri të paluajtshme, kompani ndërtimi dhe biznese të tjera në Shqipëri.
Para kërkesës për ekstradim, SPAK i kishte dërguar autoriteteve greke letërporosinë dhe materialin hetimor të përkthyer, në zbatim të procedurave ligjore. Me vendimin e Gjykatës së Apelit të Selanikut, procedura hyn tashmë në fazën e ankimit, ku fjala e fundit për dorëzimin e biznesmenit në Shqipëri do t'i takojë Gjykatës së Lartë të Greqisë.shtufi greqi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Dhunoi 2-vjeçarin, arrestohet edukatorja në Tiranë: E gjuajta sepse nuk e zinte gjumi 30 Korrik 2026, 13:4113:41Kronike I shpërtheu në dorë lënda plasëse teksa po peshkonte, humb jetën 65-vjeçari në Himarë 30 Korrik 2026, 11:4411:44Kronike Vidhnin në automjete dhe biznese, arrestohen dy 'skifterët' në Lezhë 30 Korrik 2026, 11:2511:25Kronike Digjen mjetet e një kompanie guroresh në Mamurras, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme 30 Korrik 2026, 11:1411:14Kronike Detaje nga tragjedia në Shkodër, trupat e viktimave u gjetën pranë njëri-tjetrit; nëna 24-vjeçare mbante në krahë foshnjën 30 Korrik 2026, 10:3110:31Kronike E zë poshtë mjeti bujqësor, humb jetën 63-vjeçari në Lezhë 29 Korrik 2026, 18:3418:34Kronike

