Lajme Zone
Kritikët brenda PS-së i prishën rehatinë, Rama sulmon zërat kundër: Hileqarët kërkojnë  përfitime personale
PolitikëPamfleti

Kritikët brenda PS-së i prishën rehatinë, Rama sulmon zërat kundër: Hileqarët kërkojnë përfitime personale

Zhurma brenda Partisë Socialiste duket se po intensifikohet, ndërsa zhvillimet e fundit lënë të kuptohet se ato kanë cenuar edhe qetësinë e Kryeministrit Edi Rama. Në çdo dalje publike, kreu i qeverisë nuk lë rast pa goditur zërat kritikë brenda familjes socialiste, duke kërkuar disiplinë dhe lojalitet të plotë.

Paranoja e Ramës për ndonjë ‘puç’ brenda partisë e ka bërë atë që të organizojë mbledhje të njëpasnjëshme, me qëllim për t’i mbajtur ata nën presion dhe për të mos e lënë situatën t’i dalë jashtë kontrollit... Zhurma brenda Partisë Socialiste duket se po intensifikohet, ndërsa zhvillimet e fundit lënë të kuptohet se ato kanë cenuar edhe qetësinë e Kryeministrit Edi Rama. Në çdo dalje publike, kreu i qeverisë nuk lë rast pa goditur zërat kritikë brenda familjes socialiste, duke kërkuar disiplinë dhe lojalitet të plotë.

Edhe gjatë takimit të së enjtes me drejtuesit politikë dhe kryetarët e komisioneve të përhershme parlamentare, Rama shënjestroi figurat që kritikojnë punën e qeverisë, duke i cilësuar si "hileqarë" dhe duke i akuzuar se përdorin problemet e partisë për përfitime personale.

Në fjalën e tij, ai la të kuptohet se disa eksponentë të PS-së, sapo distancohen nga strukturat drejtuese ose nuk ndihen më pjesë e vendimmarrjes, nxitojnë të sulmojnë publikisht partinë dhe të ekspozojnë dobësitë e saj. Edhe pse nuk përmendi emra, mesazhi ishte qartë një sinjal ndaj deputetëve Erion Braçe dhe Elisa Spiropali, të cilët në raste të ndryshme kanë shprehur qëndrime kritike.

"Kritika e brendshme kultivohet si ushqim i skuadrës së familjes politike, brenda nesh flitet hapur, ndërsa jashtë vetëkritikë, por jo të shfrytëzo problematikat për interesa vetjake, për t'i lënë skuadrës kodoshin në derë, kjo nuk është prani besnike, është prani hileqare", u shpreh Rama.

Pakënaqësia brenda PS-së sa vjen dhe rritet me deputetë si Braçe, Spiropali, Çuçi dhe Gjiknuri të cilët kanë treguar në raste të ndryshme për klimën jo fort miqësore brenda PS-së.

Paranoja e Ramës për ndonjë ‘puç’ brenda partisë e ka bërë atë që të organizojë mbledhje të njëpasnjëshme me drejtuesit politikë, me qëllim për t’i mbajtur ata nën presion dhe për të mos e lënë situatën t’i dalë jashtë kontrollit./Pamfletirama ps hileqarët Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike PD kundër planit të PS-së për ndarjen territoriale, propozon 100 bashki dhe 6 rajone 30 Korrik 2026, 19:3119:31Politike Qytetarët kërkojnë largimin e tij, Rama i ‘qan hallin’ makinerisë elektorale të PS: Duhet ta shpëtojmë nga vetvetja 30 Korrik 2026, 17:5817:58Politike Rama ‘peshkon’ sërish te PD-ja, emëron Jola Hysën në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit! 30 Korrik 2026, 17:5117:51Politike Protestat, Rama premton hapje të PS: Duhet një marrëdhënie e re me qytetarët 30 Korrik 2026, 17:5017:50Politike Rama shpjegon pse nuk lëviz nga pushteti: Protestuesit nuk janë populli, vendos vetëm vota 30 Korrik 2026, 17:4417:44Politike Rama vijon me skemat, nxjerr tjetër platformë dhe mbyll derën e dorëheqjes: Nuk largohem nga pushteti! 30 Korrik 2026, 17:3117:31Politike