Lajme Zone
“Pasqyra” e thyer e Edi Ramës: lufta për Tiranën dhe rebelimi i klaneve në PS
PolitikëPamfleti

“Pasqyra” e thyer e Edi Ramës: lufta për Tiranën dhe rebelimi i klaneve në PS

Reagimet në faqet e rrjeteve sociale ku shpërndahet kjo propagandë tregojnë se publiku nuk po e pret me interesin që priste qeveria. Pasqyra e vërtetë e këtyre ditëve është përplasja brenda mazhorancës, e cila po shfaqet edhe në lëvizjet e shpeshta të zyrtarëve të lartë.

Foto Pamfleti / Përplasjet me Veliajn dhe Braçen, dobësimi i Manastirliut dhe lëvizjet në administratë po e detyrojnë Ramën të kërkojë një komandant të ri për socialistët e kryeqytetit... Edi Rama po e përdor si propagandë atë që e quan “pasqyra e flamingove”, në përpjekje për ta zbukuruar një realitet politik problematik.

Reagimet në faqet e rrjeteve sociale ku shpërndahet kjo propagandë tregojnë se publiku nuk po e pret me interesin që priste qeveria. Pasqyra e vërtetë e këtyre ditëve është përplasja brenda mazhorancës, e cila po shfaqet edhe në lëvizjet e shpeshta të zyrtarëve të lartë.

Këto lëvizje tregojnë temperaturën reale të një zhvillimi politik që nuk dallohet menjëherë nga jashtë, por që po trondit strukturat e pushtetit.

Largimi i drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, i konsideruar pjesë e nomenklaturës së Toni Gogut, mund të lidhet me performancën e tij. Megjithatë, nuk mund të përjashtohen as motivet politike.

Ky largim duket si pasojë e vendimeve që Erion Veliaj mori së fundmi, kur shkarkoi disa drejtues të njësive administrative të Tiranës. Edi Rama nuk duket se i ka pritur mirë këto lëvizje dhe i ka dërguar Veliajt një sinjal politik.

Nëse kësaj panorame i shtojmë edhe rebelimin e Erion Braçes, përplasja brenda Partisë Socialiste të Tiranës bëhet më e dukshme.

PS-ja e kryeqytetit nuk funksionon më si një trupë e bashkuar politike. Ajo është copëzuar në grupe dhe klane që luftojnë fort për territor, poste dhe ndikim.

Ogerta Manastirliu mban formalisht postin e drejtueses politike të Tiranës, por prej kohësh nuk e ushtron më realisht këtë rol. Edi Rama duket se e ka kufizuar në zonën e saj të vjetër të patronazhimit, Njësinë Bashkiake Nr.9.

Sipas burimeve, Rama pritet të emërojë së shpejti një drejtues të ri politik për kryeqytetin. Shqetësimi i tij lidhet me rrezikun që emërimi i ri të prodhojë të njëjtin problem si Manastirliu.

Një figurë me peshë politike mund ta thellojë përplasjen. Pikërisht për këtë arsye, Rama ka hezituar. Burime nga mazhoranca flasin për dy variante që kreu i PS-së po shqyrton.

Varianti i parë parashikon emërimin e një figure të vjetër socialiste, aktualisht të tërhequr nga politika aktive, me misionin për të bashkuar organizatat dhe grupet e përplasura. Mund të jetë një ish-kryeministër ose ish-ministër që gëzon respekt në disa prej klaneve të PS-së.

Ky variant mbart një rrezik për Ramën. Rikthimi i një figure me autoritet mund ta fuqizojë atë politikisht dhe të krijojë një rival të ri brenda mazhorancës.

Varianti i dytë parashikon që Edi Rama ta marrë vetë nën komandë PS-në e Tiranës dhe të përdorë drejtuesit e niveleve të dyta si operativë në terren. Gjendja brenda strukturave socialiste, megjithatë, nuk e lejon një operacion kaq të thjeshtë.

Rama ndodhet përpara një dileme të vërtetë. Zëra brenda mazhorancës flasin edhe për shkrirjen e plotë të drejtimit socialist të kryeqytetit dhe hapjen e zgjedhjeve të reja brenda strukturave.

Edhe ky skenar kërkon fillimisht një komandë politike. Sipas të njëjtave burime, Rama pritet ta marrë vendimin brenda kësaj jave./Pamfletipasqyra e thyer e edi ramës lufta për tiranën përplasja e klaneve në ps Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Berisha kundër numërimit elektronik të votave: Nuk e pranojmë në asnjë bashki, është përfshirë edhe SHISH 12 Tetor 2026, 12:4112:41Politike Rënia e euros, Berisha: Shqipëria lavatriçe e parave të drogës 12 Tetor 2026, 12:2712:27Politike Rama prezanton “Pasqyrën e Çmimeve”: 1 mijë artikuj brenda vitit në platformë, gjoba kush spekulon 12 Tetor 2026, 12:3412:34Politike Ministri i Jashtëm izraelit takohet me Niko Peleshin: Shqipëria dhe Izraeli ndajnë vlera dhe interesa të përbashkëta 12 Tetor 2026, 12:2712:27Politike U përjashtua me 60 ditë nga Kuvendi, Balliu: Urdhër i Ramës! Sot mësuam se veza qenka lëndë piroteknike 12 Tetor 2026, 11:5611:56Politike Ministri izraelit në Tiranë, Shqipëria dhe Izraeli firmosin marrëveshje të re bashkëpunimi 12 Tetor 2026, 11:2111:21Politike