Protesta e 73-të radhazi përpara godinës së Kryeministrisë ka vijuar me fjalime prekëse dhe denoncime të forta nga qytetarët e pranishëm. Pjesë e podiumit është bërë edhe protestuesi Altin Hila, i cili ka falënderuar solidaritetin e shqiptarëve ndaj familjeve në nevojë, ndërsa ka lëshuar akuza të ashpra ndaj qeverisë për abuzime me paratë publike. Gjatë fjalës së tij, Hila ka theksuar se në mungesë të ndihmës nga institucionet shtetërore, shqiptarët po tregojnë solidaritet të madh duke mbështetur njëri-tjetrin përmes kontributeve vullnetare: “Falënderoj shqiptarët që kanë mbledhur 160 mijë euro për familjen time. Shteti ku është, që e ka për detyrë, por vjedh lekët dhe nuk ndihmon ata në nevojë? Shqiptarët kanë mbledhur 350 mijë euro për mua dhe familje të tjera në nevojë! Ne jemi një! Sytë i kemi nga njëri-tjetri.” Më tej, protestuesi u ndal te skandali i vjedhjes së parave të pensionistëve në postën e Durrësit, duke i drejtuar një mesazh të prerë kreut të qeverisë: “Edi Rama, ti mendon se do e kalosh këtë? Në Durrës kanë vjedhur lekët e pensionistëve në postë! Ku janë lekët? Në Durrës ka ndodhur kjo! Paskeni qenë hajdutë pa masë! Ne nuk heqim dorë nga kjo protestë!” deklaroi ai nga sheshi para Kryeministrisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
