Lajme Zone
Pasi u pasurua me paratë tona, vajza e Beqajt heq dorë nga shtetësia shqiptare!
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Pasi u pasurua me paratë tona, vajza e Beqajt heq dorë nga shtetësia shqiptare!

Pasi u pasurua me paratë e shqiptarëve, Deborah Beqaj, vajza e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, ka vendosur të heqë dorë nga shtetësia shqiptare. Vendimi, i dekretuar nga Presidenti i Republikës, vjen në një kohë kur mbi familjen Beqaj vijon të ketë vëmendje të madhe publike për shkak të çështjeve që lidhen me ish-ministrin.

Ilir Beqaj ka qenë një nga figurat e rëndësishme të qeverisjes socialiste, duke mbajtur postin e ministrit të Shëndetësisë, një sektor i cili ndër vite ka qenë shpesh në qendër të debateve për administrimin e fondeve publike dhe reformat e ndërmarra. Çështjet që lidhen me ish-ministrin janë ende në proces dhe përgjegjësitë ligjore do të përcaktohen vetëm nga institucionet e drejtësisë.

Deborah Beqaj, doli dhe në përgjimet e nxjerra nga SPAK lidhur me restorantin GZONA, pronë faktike e Ilir Beqajt, për të cilën drejtësia hetoi. Pas gjithë historive me paratë e taksapaguesve, tani vjen edhe largimi nga shtetësia. Fundja shtetësia ka vlerë vetëm kur grabit paratë e një populli të tërë, tipike si shprehja kalova lumin të dhj*va kalin.