Lajme Zone

Pashkët Orthodokse/ Fluks i lartë në doganën e Kapshticës, pritje në palën greke

Ka nisur fluksi në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës pasi shumë shtetas shqiptarë po kthehen në vendin e tyre për të kaluar festimet e pashkëve pranë familjarëve.

Pashkët Orthodokse/ Fluks i lartë në doganën e Kapshticës, pritje në palën greke

Ka nisur fluksi në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës pasi shumë shtetas shqiptarë po kthehen në vendin e tyre për të kaluar festimet e pashkëve pranë familjarëve. Sipas informacioneve nga autoritetet shqiptare, janë marrë masa për të përballuar situatën, duke shtuar numrin e sporteleve. Aktualisht, në hyrje të territorit shqiptar po operojnë 5 sportele, ndërsa në dalje 1. Fluksi më i madh është regjistruar në hyrje, ndërkohë që pala shqiptare ka arritur të shmangë krijimin e radhëve dhe pritjeve të gjata falë hapjes në maksimum të sportrleve.

Ndryshe paraqitet situata në palën greke, ku sipas udhëtarëve pritjet kanë shkuar deri në 1 orë e 30 minuta. Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën pasi siç thuhet prej tyre fluksi do të jetë në rritje edhe në ditët në vazhdim.

“Vijmë nga Kalkidhikia. Vijmë se kemi marrë pushimet e Pashkes.Do festojmë me familjarët që na kanë ngelur në qytetin e Elbasanit. Pak ngarkesë kish tani, jo shumë. Kemi pritur 20 min, gjysmë ore kurse këtu te shqiptarja kaluam shumë shpejt. Gëzuar Pashkën të gjithë e sa më shumë shëndet”, u shpreh një familje shqiptare.

“Vijmë në Shqipëri per të festuar Pashkën me prindërit sepse na ka marrë malli, kemi 1 vit pa ardhur. Situata sot në doganë ka qënë e rënduar, te pala greke, kurse këtu punojnë me 5 sportele. Kemi 1 ore e gjysëm që presim në palën greke, e vazhdon radha. Këtu te dogana shqiptare kaluam direkt. Gëzuar Pashkën të gjithëve”, tha një tjetër drejtues që udhëtonte drejt Shqipërisë nga Greqia. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb