Lajme Zone
Pas vezës 10 mijë lekëshe, te Moyo në Dhërmi një birrë 35 mijë lekë
EkonomiJOQ Albania

Pas vezës 10 mijë lekëshe, te Moyo në Dhërmi një birrë 35 mijë lekë

Pak ditë më parë, një qytetar dërgoi në redaksinë e JOQ Albania faturën e marrë në restorantin MOYO në Dhërmi, ku çmimet ishin për të vënë duart në kokë pasi një vezë kushtonte 10 mijë lekë të vjetra dhe totali i tavolinës për një brunch ishte në 11.400 lekë.

Por ky nuk është rasti i vetëm i denoncuar. Një tjetër qytetar ka kontaktuar redaksinë duke treguar se në të njëjtin subjekt ka paguar 35 mijë lekë të vjetra për një birrë “Viola Bionda” 75 cl,, i njëjti produkt që jashtë vendit mund të gjendet me një çmim maksimal rreth 10 euro.

Por përveç çmimeve të larta, një tjetër pikë që ngre pikëpyetje janë edhe “faturat” e lëshuara nga subjekti. Bëhet fjalë jo për fatura fiskale zyrtare, por për “Përmbledhëse Tavoline”, që nuk ka vlerën e një kuponi apo fature fiskale të regjistruar. Kjo skemë ngre dyshime mbi mënyrën e deklarimit të këtyre transaksioneve dhe qarkullimit real të xhiros ndërkohë që një vakt i thjeshtë mund të kushtojë sa një ditë pune për shumë qytetarë.

Por Spiro Bardhi i “Drymades Gallery” duket se i ka krahët e ngrohtë pasi nuk shqetësohet fare as për abuzimet me çmime e jo më për deklarimin e të ardhurave nëpërmjet faturave fiskale ashtu siç e kërkon ligji madje edhe për biznesin e vogël.