Analisti Artur Nura ka komentuar procesin e integrimit europian të Shqipërisë, deklaratat e komisioneres europiane Marta Kos dhe protestat në vend, duke theksuar rëndësinë e dialogut mes mazhorancës dhe opozitës.
Sipas Nurës, Shqipëria po punon për të arritur objektivat e saj europiane. Ai u shpreh se deklaratat e Marta Kos nuk ishin të rastësishme. Nura u ndal edhe te zhvillimet në shesh, duke theksuar se Rama ka ofruar dialog, por ende nuk ka një përgjigje nga qytetarët.
“ Kjo pikë e zezë që ka qenë jashtë Europës të jetë brenda saj, ne kemi rastet shqiptare që kanë qenë domethënëse. Problematikat janë, nuk është se Shqipëria po ndihmon Europën, por po punon t’i arrijë qëllimet. Marta Kos nuk foli rastësisht, tha se Mali i Zi i ka kryer më mirë detyrat e shtëpisë, por përmendi edhe Shqipërinë për dialogun. Për shumicën qeverisëse, për opozitën dhe për sheshin. Kemi një ofertë për dialog nga kryeministri, por nuk kemi një përgjigje nga qytetarët. Pas këtyre trazirave, ka interesa shumë të mëdha. Ka një axhendë të radikalëve të majtë që kanë paralajmëruar në vende të botës.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

