Lajme Zone
Pas tensioneve dhe përjashtimeve të disa prej deputetëve të PD, mbahet sot në orën 10:00 seanca e radhës plenare (Rendi i ditës)
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Pas tensioneve dhe përjashtimeve të disa prej deputetëve të PD, mbahet sot në orën 10:00 seanca e radhës plenare (Rendi i ditës)

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00, në seancën e parë plenare pas përplasjeve fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, që shoqëruan punimet e javës së kaluar dhe përfunduan me përjashtimin për 60 ditë të gjashtë ligjvënësve demokratë.

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00, në seancën e parë plenare pas përplasjeve fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, që shoqëruan punimet e javës së kaluar. Sipas rendit të ditës, seanca parashikon shqyrtimin e 12 projektligjeve, një akti normativ dhe tri projektvendimeve, krahas një interpelance me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, të kërkuar nga deputetja demokrate Ina Zhupa. Mes nismave kryesore është projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë”, për miratimin e të cilit kërkohet shumicë e cilësuar votash. Në rendin e ditës është përfshirë edhe projektligji për krijimin e Këshillit Fiskal të Republikës së Shqipërisë, si dhe ndryshimet në legjislacionin për akcizat. LEXO EDHE:Prezantohet pr buxheti 2027, mbi 10 mld për tre shtylla kryesore, Malaj:Do të dyfishohet bonusi i pensionistëve! PD mungon Gjatë seancës së kaluar pati tensione dhe përplasje. Sekretariati i Etikës përjashtoi me 60 ditë 6 deputetë të Partisë Demokratike: Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Fidel Kreka, Luçiano Boçi dhe Besart Xhaferri. Grupi i PD bllokoi që në nisje të seancës foltoren dhe debatoi ashpër me kryeparlamentarin Niko Peleshi. Pas tensioneve të fillimit, Peleshi vendosi kalimin e seancës direkt në votim të projekt ligjeve. Lajm në përditësim… kliko këtu për të lexuar dokumentin e plote... Xh.K Xh.K Shqiptarja.com TAG: PS PD Kuvendi 29 tetor 2026 Komente Komento Sondazhi i ditës:

26 Tetor, 10:21

Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 73.4% Jo 23.8% Nuk e di 2.8% Vota total: 4887 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Tetor, 10:21 Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?