Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00, në seancën e parë plenare pas përplasjeve fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, që shoqëruan punimet e javës së kaluar. Sipas rendit të ditës, seanca parashikon shqyrtimin e 12 projektligjeve, një akti normativ dhe tri projektvendimeve, krahas një interpelance me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, të kërkuar nga deputetja demokrate Ina Zhupa. LEXO edhe...Sot prezantimi i pr.buxhetit 2027 në Konferencën e Kryetarëve, opozita kundërshton Mes nismave kryesore është projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë”, për miratimin e të cilit kërkohet shumicë e cilësuar votash. Në rendin e ditës është përfshirë edhe projektligji për krijimin e Këshillit Fiskal të Republikës së Shqipërisë, si dhe ndryshimet në legjislacionin për akcizat. Gjatë seancës së kaluar pati tensione dhe përplasje. Sekretariati i Etikës përjashtoi me 60 ditë 6 deputetë të Partisë Demokratike: Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Fidel Kreka, Luçiano Boçi dhe Besart Xhaferri. Grupi i PD bllokoi që në nisje të seancës foltoren dhe debatoi ashpër me kryeparlamentarin Niko Peleshi. Pas tensioneve të fillimit, Peleshi vendosi kalimin e seancës direkt në votim të projekt ligjeve. Lajm në përditësim… kliko këtu për të lexuar dokumentin e plote... Xh.K/ReportTv.al PS PD Kuvendi 29 tetor 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 73.4% Jo 23.8% Nuk e di 2.8% Vota total: 4853 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?
