Lajme Zone
Pas takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh sot Asamblenë e PS Tiranë! Fokusi te zgjedhjet vendore
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Pas takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh sot Asamblenë e PS Tiranë! Fokusi te zgjedhjet vendore

Kryeministri Edi Rama mbledh sot Asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë, me fokus përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, ku beteja kryesore pritet të zhvillohet për Bashkinë e kryeqytetit. Mbledhja do të mbahet në orën 11:00, në ambientet e “Xibrakut. Pritet që zhvillimi i saj të jetë me dyer të mbyllura, por ende s’ka një njoftim zyrtar. LEXO edhe...Dialogu me protestuesit, Rama: St

Kryeministri Edi Rama mbledh sot Asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë, me fokus përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, ku beteja kryesore pritet të zhvillohet për Bashkinë e kryeqytetit. Mbledhja do të mbahet në orën 11:00, në ambientet e “Xibrakut. Pritet që zhvillimi i saj të jetë me dyer të mbyllura, por ende s’ka një njoftim zyrtar. LEXO edhe...Dialogu me protestuesit, Rama: Studentë që besojnë te protesta dhe jo te gurët! Ramë dakord të mos publikojmë debatin Të premten, Rama mblodhi ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve në një takim në godinën e Kryeministrisë. Në fokus të takimit kanë qenë përgatitjet për zgjedhjet lokale të 9 majit 2027, ku janë diskutuar edhe hapur për organizimin elektoral të socialistëve. Prioritetet e PS-së mbeten intensifikimi i punës organizative për zgjedhjet lokale dhe forcimi i komunikimit me qytetarët. Në fokus të diskutimit ka qenë edhe Prania Besnike. Gjatë takimit, Rama ka kërkuar mobilizimin e strukturave socialiste, duke theksuar rëndësinë e vijimit të takimeve me qytetarët. Kreu i qeverisë u ka kërkuar përfaqësuesve të PS-së që të mos e humbin vëmendjen nga komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët dhe adresimi i shqetësimeve të tyre. Të shtunën e kaluar, më 14 nëntor, kreu i PS mblodhi Asamblenë e Përgjithshme në Gjirin e Lalzit, ku socialistët diskutuan organizimin e strukturave të partisë dhe përgatitjet për fushatën zgjedhore, me vëmendje të veçantë te Tirana. Gjatë asaj mbledhjeje, Rama shkarkoi Erion Veliajn nga PS-ja e Tiranës dhe kërkoi mobilizimin e strukturave socialiste për zgjedhjet vendore. Ndërkohë, Ervin Demo dhe Albana Koçiu u caktuan në drejtimin organizativ të socialistëve të Tiranës. Lajm në përditësim... P.J/ReportTv.al erion veliaj asambleja e PS PS edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 60% Jo 30.5% Nuk e di 9.4% Vota total: 2417 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?