Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të shtunën, më 21 nëntor, Asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë, me fokus përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, ku beteja kryesore pritet të zhvillohet për Bashkinë e kryeqytetit. Mbledhja do të mbahet në orën 11:00, në ambientet e “Xibrakut”, vetëm një javë pas Asamblesë Kombëtare të PS-së në Gjirin e Lalzit. LEXO edhe...Policia largon protestuesit nga bulevardi, gruaja përplaset me efektivët (VIDEO) Në takimin e 14 nëntorit, socialistët diskutuan organizimin e strukturave të partisë dhe përgatitjet për fushatën zgjedhore, me vëmendje të veçantë te Tirana. Gjatë asaj mbledhjeje, Rama shkarkoi Erion Veliajn nga PS-ja e Tiranës dhe kërkoi mobilizimin e strukturave socialiste për zgjedhjet vendore. Ndërkohë, Ervin Demo dhe Albana Koçiu u caktuan në drejtimin organizativ të socialistëve të Tiranës. Mbledhja e së shtunës vjen në një kohë kur PS po përgatitet për zgjedhjet vendore të 9 majit, ndërsa situata në Bashkinë e Tiranës dhe marrëdhëniet mes kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj mbeten në qendër të diskursit politik në kryeqytet. U.D/ReportTv.al edi rama asambleja e PS zgjedhjet vendore 2027 ervin demo Albana Koçiu Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 61.7% Jo 29.8% Nuk e di 8.5% Vota total: 1562 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?

