Rexhep Bajraktari ka nisur zyrtarisht detyrën si konsull i Përgjithshëm i Kosovës në Milano të Italisë, pas emërimit për një mandat katërvjeçar.Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali, përmes një postimi në Facebook, shkruan Telegrafi. Bajraktari është diplomat karriere dhe pjesë e Trupit Diplomatik të Kosovës që nga viti 2009. Gjatë angazhimit të tij diplomatik, ai ka shërbyer në Bernë dhe Gjenevë të Zvicrës, ndërsa ka qenë edhe i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Kosovës në Kuala Lumpur të Malajzisë.Përveç emërimit të Bajraktarit, Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Milano është plotësuar edhe me një emërim tjetër. Qëndresa Fazliu është emëruar në pozitën e zëvendëskonsulles. Në njoftimin e publikuar, ambasada ka bërë të ditur se konsullata do të vazhdojë angazhimin e saj në shërbim të qytetarëve dhe përfaqësimin e interesave të vendit.“Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Milano vazhdon angazhimin e saj në përfaqësimin e interesave të Republikës së Kosovës, ofrimin e shërbimeve konsullore për qytetarët dhe forcimin e bashkëpunimit me institucionet vendore”, thuhet në njoftim.Sipas ambasadës, plotësimi i stafit diplomatik dhe konsullor synon të sigurojë vazhdimësinë e punës institucionale dhe të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët e Kosovës që jetojnë dhe veprojnë në Milano dhe në rajonet përkatëse të Italisë./Telegrafi/

