Lajme Zone
Pas rusëve, iranianëve dhe Antifa-s, Rama gjen armiq edhe brenda PS-së për protestat studentore
PolitikëPolitiko

Pas rusëve, iranianëve dhe Antifa-s, Rama gjen armiq edhe brenda PS-së për protestat studentore

Pas rusëve të nxitur nga Vladimir Putin, iranianëve të Republikës Islamike, Antifa-s, krimit të organizuar, opozitës, mediave dhe analistëve, kryeministri Edi Rama duket se ka gjetur një tjetër emër për listën e atyre që i konsideron përgjegjës për protestat kundër qeverisë. Këtë herë, bëhet fjalë për një personazh nga vetë radhët e Partisë Socialiste, kryebashkiakun e burgosur të Tiranës, Erion V

Pas rusëve të nxitur nga Vladimir Putin, iranianëve të Republikës Islamike, Antifa-s, krimit të organizuar, opozitës, mediave dhe analistëve, kryeministri Edi Rama duket se ka gjetur një tjetër emër për listën e atyre që i konsideron përgjegjës për protestat kundër qeverisë. Këtë herë, bëhet fjalë për një personazh nga vetë radhët e Partisë Socialiste, kryebashkiakun e burgosur të Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas Lapsi.al, në një mbledhje me ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë të qarqeve, Rama ka deklaruar se Veliaj ka tentuar ta rrëzojë nga pushteti dhe se ka financuar grupe njerëzish për t'u bashkuar me protestat e javëve të fundit. “Kam marrë informacione të sakta dhe të verifikuara që Erion Veliaj ka dashur të më rrëzojë nga pushteti dhe se ai ka financuar grupe njerëzish për të dalë në protestat e javëve të fundit”, mësohet të ketë thënë Rama.

Nga çështja e burgut te akuza për komplot

Deklaratat e Ramës duket se vijnë pas transferimit të Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit, një transferim që shkaktoi reagime edhe brenda Partisë Socialiste.

Disa zëra socialistë kërkuan shpjegime për arsyet dhe dokumentacionin që shoqëroi këtë vendim, ndërsa vetë Veliaj e cilësoi transferimin si “rrëmbim policor”.

“Nuk dua të dëgjoj më se ka të drejta apo se nuk ka të drejta Veliaj për trajtimin e tij në burgje”, mësohet të ketë deklaruar kryeministri. Më tej, ai ka dhënë edhe një mesazh se “Kush merret me atë, është me atë”.

Në këtë mënyrë, një çështje që nisi me kërkesat për transparencë mbi transferimin e një të paraburgosuri, sipas raportimit, është kthyer në një test besnikërie për socialistët. Kush kërkon shpjegime për Veliajn rrezikon të konsiderohet pjesë e kampit të tij dhe, rrjedhimisht, kundërshtar i kryeministrit.

Ajo që bie në sy është se, sa herë që debati përqendrohet te shkaqet e protestave, përgjegjësitë e qeverisë apo kërkesat e protestuesve, vëmendja zhvendoset drejt një liste gjithnjë e më të gjatë personash dhe grupesh që, sipas Ramës, synojnë destabilizimin e pushtetit. Tashmë, në këtë histori nuk janë vetëm kundërshtarët politikë, mediat apo aktorët e huaj, por edhe njerëz që deri dje ishin pjesë e rrethit të tij politik. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm