Lajme Zone
Pas rikthimit nga Gjykata Kushtetuese, më 15 shtator Gjykata e Lartë shqyrton 'arrestin në burg' të Veliajt
KulturëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Pas rikthimit nga Gjykata Kushtetuese, më 15 shtator Gjykata e Lartë shqyrton 'arrestin në burg' të Veliajt

Gjykata Kushtetuese ia riktheu Gjykatës së Lartë shqyrtimin e kërkesës së masës së Veliajt me argumentin se duhet të arsyetohet përse nuk është e përshtatshme një masë tjetër, përveç arrestit në burg.

Gjykata e Lartë cakton datën 15 shtator, ora 09:30, për rishqyrtimin e masës së Erion Veliajt, pas rikthimit nga Gjykata Kushtetuese. Treshja penale që do të gjykojë kryebashkiakun e Tiranës në Gjykatën e Lartë është Sander Simoni relator dhe Valbon Çekrezi e Genti Shala anëtarë. Sokol Binaj dhe Albana Boksi dhanë dorëheqjen nga rekursi, pasi kanë shqyrtuar kërkesa të mëparshme të Veliajt. Më herët dha dorëheqjen edhe relatori Ilir Panda. LEXO EDHE:Avokatët britanikë të Veliajt: Prej dy ditësh po punojmë për ankimimin në Strasburg, do kthehemi dhe në shtator! Paraburgimi i kryebashkiakut, i papranueshëm Gjykata Kushtetuese ia riktheu Gjykatës së Lartë shqyrtimin e kërkesës së masës së Veliajt me argumentin se duhet të arsyetohet përse nuk është e përshtatshme një masë tjetër, përveç arrestit në burg. lajm në përditësim... K.M/Shqiptarja.com TAG: erion veliaj arrestimi i erion veliajt Komento Komente Sondazhi i ditës:

24 Korrik, 13:38

Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.7% Jo 29.7% Nuk e di 6.6% Vota total: 9302 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?