Lajme Zone
Hetimet për dosjen ‘Balluku’ u zgjatën me 3 muaj, BKH kontrolle në 4 banesa e zyra në Tiranë, Durrës e Vlorë
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Hetimet për dosjen ‘Balluku’ u zgjatën me 3 muaj, BKH kontrolle në 4 banesa e zyra në Tiranë, Durrës e Vlorë

Ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku pritet të paraqitet në SPAK për t'u njohur me vendimin për zgjatjen e hetimeve me 3 muaj. Një ditë më parë iu komunikua Gentian Gjylit dhe Erald Elezit.

TIRANË- SPAK po vijon me kontrollet në kuadër të hetimeve për dosjen ‘Balluku’. Vetëm një ditë pas zgjatjes së hetimeve me 3 muaj për ish-numrin 2 të qeverisë dhe vartësve të saj, me vendim të gjyqtarit të hetimeve paraprake Erion Çela, agjentët e BKH-së kanë zbritur në terren. Burime për Shqiptarja.com sqarojnë se gjyqtari Çela ka miratuar 4 kontrolle në banesa e zyra në Tiranë e Durrës. Vetëm një ditë më parë, Prokuroria e Posaçme ia komunikoi zgjatjen e hetimeve për dosjen e tunelit të Llogarasë dhe Lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës ish-kreut të ARRSH Gentian Gjyli dhe ish-kreut të KESH, Erald Elezi. Ndërkohë, pritet që në SPAK të paraqitet edhe vetë Balluku për tu njohur me vendimin për zgjatjen e hetimeve. Në tetor 2025, Balluku u mor pandehur për shkelje të barazisë me tenderin e Tunelit të Llogarasë. Vetëm një muaj më pas u mor person nën hetim edhe për shkeljet për 7 lotet e Unazës së Madhe dhe iu komunikua edhe masa e pezullimit nga detyra. Kjo masë është ende në fuqi edhe pse kryeministri Edi Rama e shkarkoi nga detyra në shkurt 2026, para se të zbardhej vendimi i Kushtetueses që la në fuqi pezullimin e saj. Ndaj Ballukut, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi edhe masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit. Ish-zv/kryeministrja, kishte kërkuar heqjen e kësaj mase por Gjykata e Lartë ia rrëzoi rekursin. LEXO EDHE:Belinda Balluku e pandehur, SPAK zgjat 3 muaj hetimet për Llogaranë! Njoftohen Gjyzeli e Elezi (VIDEO) Balluku është e dyshuar për 3 procedura të tjera tenderuese ndërsa pozita e saj penale është rënduar, pasi krahas veprës penale të shkeljes së barazisë në tenderë, SPAK i ka regjistruar edhe akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./Shqiptarja.com TAG: belinda balluku SPAK heton Ballukun Komento Komente hektor: 30/07/2026 13:39 ALB dukesh që je shpellar ,Beqir Balluku nuk ka qënë rrac e keqe,rrac e keqe ka qënë Enver Hoxha por populli thotë nga trëndafili del gjëmbi,çlirohuni nga lufta e klasave dhe mos paragjykoni,kjo meriton të hyjë në burg,or ti a je malok.... Përgjigju Alb: 30/07/2026 11:45 Rrac e keqe

Kote nuk i ka pushkatu PPSH Përgjigju Sondazhi i ditës:

24 Korrik, 13:38

Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.8% Jo 29.7% Nuk e di 6.5% Vota total: 9566 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?