Pas qëndrimit për disa orë në ambientet e jashtme të Kryeministrisë, studentët dhe pedagogët kanë vijuar marshimin e tyre drejt Ministrisë së Arsimit. Ndërkohë, vetëm pak orë më parë, studentët refuzuan ftesën e dytë të bërë nga kryeministri Edi Rama për dialog, duke hedhur poshtë karriget e vendosura jashtë godinës së Kryeministrisë.
