Teksa prej ditësh në Tiranë po zhvillohen protesta të dhunshme për dorëheqjen e Qeverisë sociliste, pas 48 orëve relativisht të qeta, kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një nismë politike duke kërkuar dorëheqjet e parevokueshme të drejtuesve të institucioneve nëpër ministri. Sipas burimeve për Report TV, aktualisht përjashtohen nga dorëheqjet tre institucione: Policia, Arsimi dhe Shëndetësia, ndërsa të gjithë të tjerët do të përfshihen në një operacion rinovimi. Po si do të funksionojë ky rinovim? Gjithnjë sipas burimeve për Report Tv mësohet se kryeministri Rama u ka kërkuar sot ministrave të kërkojnë dorëheqjet e drejtorëve, që janë në varësi të tyre. Bashkë me dorëheqjen çdo drejtor duhet të dorëzojë listën e punëve që ka bërë në krye të detyrës duke treguar performancën e tij. Në këtë mënyrë mund të fiton të drejtën për të rikandiduar në pozicionin që mban, por vetëm pas një shqyrtimi që do të bëhet nga Minisrja e Re e Adminstratës, Adea Prideni. Ky operacion filtrimi do të lejojë identifikimin dhe emërimin e drejtorëve të rinj që mund të vijnë edhe nga shoqëria civile ose nga pjesa e tjetër e shoqërisë, që deri më sot nuk kanë marrë pjesë në administratën publike. Qëllimi i operacionit, sipas burimeve, mbetet thithja në Administratën shtetërore jo përmes kompromiseve politike, por përmes meritokracisë. LEXO edhe...Protestat kundër qeverisë, Ngjela në Report TV: Ja çfarë duhet për të sjellë ndryshimin politik Kjo lëvizje vjen ndërsa Rama ndodhet në Budva të Malit të Zi, në kuader të procesit të Berlinit dhe në një kohë kur Tirana po përballet prej 10 ditësh me protesta të dhunshme, ku kërkohet dorëheqja e tij. Një lëvizje të tillë kryeministri Edi Rama e ndërmori edhe në korrik të vitit 2025, rreth 2 muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Ai urdhëroi disa kryebashkiakë që të shkarkonin drejtorët e bashkive që ata drejtonin, për shkak të problematikave të shumta në qytet që lidheshin kryesisht me mungesën e furnizimit me ujë, ndërtimet pa leje, nivelin e pastërtisë, etj. Menjëherë pas urdhrit të Ramës, asokohe 21 drejtorë të Bashkisë së Vlorës firmosën dorëheqjet. Po ashtu, edhe në bashki të tjera të cilat Rama i kishte vënë në ‘skaner’, shumica e drejtorëve u larguan. R.Xh/ReportTv.al Tirane protestat kunder qeverise proteste edi rama mali i zi Komento Komente Meri: 22/10/2026 19:48 Po drejtuesit e arsimit pse nuk preken?Kane 13 vite drejtuesit e shkollave te pa ndryshuar. Përgjigju nobody: 22/10/2026 19:39 Shyqyr. Edhe drejtoret e drejtorive te institucioneve ne varesi se jane legena. Edhe neper bileta vjedhin 100 mije lekshin. Përgjigju Garda: 22/10/2026 19:27 Opo hiq drejtorin e gardes se ka gruan shefe burimesh njerezore ne garde eshte skandal nepotik Përgjigju Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.2% Disi 3.1% Vota total: 11462 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

