Lajme Zone
Pas Prishtinës e Dyseldorfit, mesazhi për ish-krerët e UÇK të hënën në ‘Times Square’ në New York: Liri për çlirimtarët!
BotëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Pas Prishtinës e Dyseldorfit, mesazhi për ish-krerët e UÇK të hënën në ‘Times Square’ në New York: Liri për çlirimtarët!

‘Liri për Çlirimtarët’ do të shfaqet sapo të trokasë mesnata e së hënës e deri në 23:59, nga 15 deri në 30 sekonda në çdo orë.

Shqiptarët e New York-ut do të mund të shohin në Times Square të hënën një mesazh në mbështetje të 4 ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që më 16 shtator presin vendimin e Hagës. ‘Liri për Çlirimtarët’ do të shfaqet sapo të trokasë mesnata e së hënës e deri në 23:59, bën me dije Shpend Gjocaj përmes një postimi. Fotografia, të cilën Gjocaj e ka publikuar dhe mban fytyrat e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, do të shfaqet nga 15 deri në 30 sekonda në çdo orë. LEXO EDHE:Aktakuza ndaj 35 ish-zyrtarëve serbë për krimet e luftës në Prekaz: Serbisë s’i mjaftonte vetëm eliminimi, dërgoi 2 mijë forca për të vrarë Adem Jasharin Ndërkohë në Prishtinë është vendosur “Ora e Pritjes”, një instalacion në bulevardin “Nënë Tereza” që kryen numërimin mbrapsht. Platforma “Liria ka Emër” e ka përhapur edhe në Prizren, në sheshet “Shatërvan” dhe “Skënderbeu”. Instalacioni mund të shihet edhe në Dyseldorf të Gjermanisë. Më 12 shtator, “Liria ka Emër” ka lajmëruar edhe një marshim në Prishtinë nën moton “Kosova po pret.” Që prej nëntorit të vitit 2020, 4 ish-krerët e UÇK qëndrojnë të izoluar në Hagë, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Në shkurt të këtij viti, ata dolën për herë të tretë para Gjykatës Speciale për të dhënë deklarimet e tyre, ndërsa procesi ka nisur në prill 2023. Në deklarimet e secilit u bërtit me të madhe lufta për liri, pafajësia, Kosova e pavarur, masakrat nga regjimi serb dhe krenaria për UÇK. Avokatët mbrojtës kërkuan pafajësinë e tyre dhe mohuan akuzat e ngritura nga prokuroria duke i cilësuar si të pabazuara në fakte apo të vërteta. P.J/Shqiptarja.com TAG: kosove Gjyqi ndaj UCK ne Hage hashim thaci kadri veseli Jakup Krasniqi rexhep selimi hagë Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

2 Shtator, 23:22

Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.6% Të gabuar 21.2% Nuk e di 4.2% Vota total: 4284 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 2 Shtator, 23:22 Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?