Edviol Kulluri (Kryendrituri), ideatori i platformës së Kuvendit Kombëtar Qytetar, është tërhequr nga protesta. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se mikrofoni “komandohet nga njerëz që i shërbejnë sistemit të vjetër” dhe sipas tij, nuk lejohen të afrohen. Kulluri thotë se prej ditësh s’është më i pranishëm në protestë pasi kjo e fundit është në duart e “uzurpatorëve.” Sipas Kryendriturit, rikthimi do të shpërbënte protestën duke e kthyer sheshin në fushën e betejës dhe ky vendim i tij për të mos qenë i pranishëm, lidhet me mbarëvajtjen e protestës. LEXO edhe...68 ditë në bulevard, protestuesit përsërisin kërkesat: Nuk largohemi pa ikur Rama! Akuza qeverisë për situatën e zjarreve: Pylli s'ka vlerë para Kanye West Ai hedh akuza se protesta po shkatërrohet dhe “uzurpatorët” duhen përzënë, ose fati i saj do të jetë më i keq sesa ai i protestës së studentëve. Më 18 korrik, i vetëshpalluri nismëtar i institucioneve të reja, u përpoq të mblidhte në një sallë ‘Kuvendin Kombëtar Qytetar’ që do të drejtonte vendin pas protestave. Megjithatë, ai s’arriti dot t’i bënte në një mendje të pranishmit që e kundërshtuan dhe s’i lanë radhë të shpaloste platformën e tij. Në atë mbledhje u panë vetëm Armir Shkurti, Përparim Gjeka apo Sazan Guri, por nuk ishin të pranishëm asnjë nga grupi organizator i protestës, si Andi Tepelena, Edison Lika, Luçiana Kokaj e Sidorela Vatnikaj. Platformën e Kuvendit Kombëtar Qytetar, Kryendrituri e përmbledh në 3 hapa: dorëheqjen e kryeministrit, largimin e kreut të PD dhe ndryshimin e sistemit, por mënyra mbetet ende e paqartë. Transparenca u duk se u kufizua edhe më pas disa mbledhjeve të tjera të Grupit Nismëtar Koordinues ku nuk janë sqaruar ende kush ishin pjesëmarrësit apo vendimet që u morën, duke ngjallur reagime nga të tjerët që u ndien të përjashtuar. Deklarata e plotë: Protesta Kombëtare duhet të triumfojë, por në këto çaste gjendet në pikëpyetje! Grupi Nismëtar Koordinues është kapur me dhunë intimiduese nga njerëz që i shërbejnë Sistemit të Vjetër 82 vjeçar. Mbledhjet e GNK zhvillohen në klimë dhune dhe kërcënimi nga këta njerëz vegla. Mikrofoni tashmë komandohet plotësisht prej tyre. Aktivistë dhe protestues realë janë kërcënuar prej këtyre njerëzve dhe ju është pamundësuar me kërcënim afrimi te mikrofoni. Unë personalisht prej disa ditësh, nuk po marr më pjesë fizikisht në protestë, për shkak se nuk mund të shkoj pa reaguar siç duhet bashkë me njerëzit e mi, në një protestë ku aktivistët dhe protestuesit që nuk ju nënshtrohen uzurpatorëve, kërcënohen për t'i mbajtur nën kontroll me turpërim, dhunë dhe intimidim. Sepse nëse shkoj e reagoj siç e kërkon situata, sheshi do të kthehet në fushë beteje mes nesh dhe uzurpatorëve, gjë që do ta shpërbënte fare protestën dhe faji nga mediat e Sistemit që përkrahin uzurpatorët, do të na hidhej i gjithi neve. Si dhe do të arrestoheshim vetëm ne, sepse uzurpatorët mbajnë me vete kudo me dhjetra policë civilë(edhe shumë pranë mjedisit ku bëhen mbledhjet e Grupit). Kështu që kam zgjedhur të mos marr pjesë fizikisht bashkë me djemtë e grupit tim, për të mos rrezikuar mbarëvajtjen e protestës. Por përpos kujdesit tonë, mbetet fakti që protesta është tashmë e uzurpuar nga grupi i veglave të sistemit të cilët kanë nën kontroll mikrofonin dhe Grupin Nismëtar Koordinues. Këta njerëz vegla, duke sajuar ngjarje të ndryshme, po paraqiten si heronj nga mediat e Sistemit, në mënyrë që të faktorizohen si drejtues të Protestës Kombëtare. Kur në të vërtetë ata janë personat që po e shkatërrojnë dhe keqdrejtojnë protestën. Pardesytë e bardha të 2026! Kam detyrimin ndaj Popullit tim, për të thënë të vërtetën, prandaj po e them! Duhet të gjendet një mënyrë për të përzënë uzurpatorët dhe të shiturit tek Sistemi i Vjetër, përndryshe Protesta Kombëtare do të ketë fund edhe më të hidhur se protesta studentore e 2018. Share P.J/ReportTv.al Edviol Kulluri protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.3% Jo 59.5% Nuk e di 5.3% Vota total: 1920 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?

