Lajme Zone
Pas Orban dhe Vuçiç, kush e ka radhën?
PolitikëPolitiko

Pas Orban dhe Vuçiç, kush e ka radhën?

Humbja e Viktor Orbanit në Hungari, disfata e kampit të Aleksandër Vuçiçit në Serbi dhe raportimet për një dorëheqje të mundshme të Giorgia Melonit në Itali kanë rikthyer në vëmendje qëndrueshmërinë e pushteteve që kanë dominuar për vite me radhë në rajon e më gjerë. Në këtë panoramë një fokus të veçantë merr edhe Shqipëria, pasi qeveria e drejtuar nga Edi Rama po përballet prej 4 muajsh me protes

Humbja e Viktor Orbanit në Hungari, disfata e kampit të Aleksandër Vuçiçit në Serbi dhe raportimet për një dorëheqje të mundshme të Giorgia Melonit në Itali kanë rikthyer në vëmendje qëndrueshmërinë e pushteteve që kanë dominuar për vite me radhë në rajon e më gjerë. Në këtë panoramë një fokus të veçantë merr edhe Shqipëria, pasi qeveria e drejtuar nga Edi Rama po përballet prej 4 muajsh me protesta dhe së fundmi me revoltën studentore për largimin e tij.

Por, a është kjo një valë ndryshimesh politike, apo bëhet fjalë për zhvillime të ndryshme që nuk mund të vendosen në të njëjtën linjë?

Viti 2026 ka sjellë deri tani zhvillime që kanë tunduir themelet e disa prej liderëve më të njohur të Europës. Në Hungari, Viktor Orban humbi zgjedhjet pas 16 vitesh në krye të qeverisë, kurse në Serbi, kampi i Aleksandër Vuçiç pësoi humbje përballë listës së mbështetur nga lëvizja studentore.

Po ashtu, në Itali, mediat kanë raportuar për një skenar të mundshëm dorëheqjeje të Giorgia Melonit dhe zgjedhjesh të parakohshme në vitin 2027. Orban dhe Vuçiç, dy goditje për pushtetet e konsoliduaraNë Hungari, humbja e Orban shënoi fundin e një periudhe 16-vjeçare të qeverisjes së tij dhe partia Fidesz u mund nga Tisza e Péter Magyar, e cila arriti të kanalizojë pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe të krijojë një alternativë fituese në zgjedhje. Në Serbi, sfida erdhi nga një drejtim tjetër, lëvizja studentore, e fuqizuar nga protestat kundër korrupsionit dhe kërkesat për përgjegjësi pas tragjedisë në Novi Sad, u shndërrua në një faktor politik me peshë elektorale. Lista e mbështetur prej saj arriti të mposhtë kampin e Vuçiç në zgjedhjet parlamentare, duke treguar se pakënaqësia qytetare mund të kapërcejë kufijtë e protestës dhe të kthehet në alternativë politike. Në të dyja rastet, zhvillimet tregojnë se pushtetet e konsoliduara mund të përballen me sfida serioze kur një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve kërkon ndryshim, por rezultatet nuk garantojnë automatikisht zgjidhjen e problemeve që i kanë nxitur këto pakënaqësi. Sfida për forcat e reja politike është të provojnë se mund t'i kthejnë premtimet për ndryshim në qeverisje dhe reforma konkrete.

Meloni, mes raportimeve për dorëheqje dhe zgjedhjeve të parakohshmeNë Itali, vëmendja është përqendruar te Giorgia Meloni, një nga aleatet e afërta politike të Edi Ramës në Europë.

Sipas një raportimi të gazetës italiane La Repubblica, të pasqyruar edhe nga Politiko.al, Meloni mund të largohet nga detyra në mars 2027, pas samitit të Këshillit Europian që pritet të zhvillohet në Romë.

Sipas këtij skenari, dorëheqja mund t'i hapte rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat mund të mbaheshin në maj ose qershor të vitit të ardhshëm. Për Ramën, zhvillimet në Itali kanë edhe një dimension politik, pasi marrëdhëniet e tij të afërta me Melonin e bëjnë të vështirë që çdo lëvizje në Romë të mos ndiqet me vëmendje në Tiranë. Por afërsia mes dy kryeministrave nuk do të thotë se fati politik i njërit do të përcaktojë edhe atë të tjetrit. Rënia e Vuçiç zgjon socialistët, a po hapet beteja për një PS pa Ramën?

26 Tetor, 16:48 Në Shqipëri, debati për qëndrueshmërinë e pushtetit zhvillohet në një kontekst tjetër, pasi protestat studentore në Tiranë kanë nisur me kërkesa për përmirësimin e kushteve në arsim, mbështetjen financiare dhe perspektivën e të rinjve, por janë shoqëruar edhe me përplasje me policinë dhe kërkesa për largimin e kryeministrit.

Në këtë situatë, zhvillimet në Hungari, Serbi dhe Itali mund të shërbejnë si pikë krahasimi, megjithatë, një mësim i përbashkët del nga këto zhvillime se pushteti nuk është i përjetshëm dhe asnjë mazhorancë nuk mund të mbështetet pafundësisht vetëm te kontrolli i strukturave politike. Pakënaqësia qytetare, kur merr përmasa të gjera dhe gjen mënyrën për t'u organizuar, mund të ndryshojë raportet politike.

Pas Orban dhe Vuçiç, Meloni është emri i radhës që shfaqet në debatet për të ardhmen e pushtetit europian, por jo si një lider që ka humbur tashmë detyrën. Sakaq për Shqipërinë mbetet për t'u parë se a do të mbeten zhvillimet në rajon histori të veçuara, apo do të shërbejnë si paralajmërim se asnjë pushtet nuk mund ta konsiderojë veten të përhershëm./ Politiko.al Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm