Lajme Zone
Pas një viti në hapësirë, raketa 4-tonëshe e SpaceX përplaset me Hënën me shpejtësi mbi 8 mijë km/orë! NASA po verifikon çfarë ndodhi
EkonomiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Pas një viti në hapësirë, raketa 4-tonëshe e SpaceX përplaset me Hënën me shpejtësi mbi 8 mijë km/orë! NASA po verifikon çfarë ndodhi

A ka rrezik për Tokën? Jo. NASA ka sqaruar se përplasja nuk paraqet asnjë kërcënim për planetin tonë.

Një pjesë e raketës Falcon 9 të kompanisë SpaceX sw Elon Musk, besohet se është përplasur me Hënën në orët e para të së mërkurës, në atë që shkencëtarët e cilësojnë si një mundësi të rrallë për të studiuar se çfarë ndodh kur një objekt i ndërtuar nga njeriu godet sipërfaqen hënore. Deri tani, NASA nuk e ka konfirmuar zyrtarisht përplasjen. Sipas llogaritjeve, raketa duhej të godiste Hënën me një shpejtësi prej rreth 8.700 kilometrash në orë. Nëse përplasja ka ndodhur sipas parashikimeve, objekti prej rreth 4 tonësh është shkatërruar plotësisht në momentin e goditjes, duke krijuar një krater me diametër 20 deri në 30 metra dhe duke ngritur një re gjigante pluhuri që mund të ketë arritur deri në 100 kilometra mbi sipërfaqen e Hënës. Edhe pse krateri është shumë i vogël për t'u parë nga Toka, kjo re pluhuri mund të ketë qenë e dukshme për disa minuta me teleskopë të fuqishëm. LEXO edhe...Gjigantët po dominojnë ekonominë A ka rrezik për Tokën? Jo. NASA ka sqaruar se përplasja nuk paraqet asnjë kërcënim për planetin tonë. Përkundrazi, ajo u jep shkencëtarëve një mundësi të rrallë për të parë se si krijohen kratere në Hënë dhe si përhapet materiali pas një goditjeje të tillë. Pjesa e raketës që besohet se u përplas ishte lëshuar në hapësirë në janar të vitit 2025. Ajo kishte dërguar drejt Hënës dy mjete robotike, njëri prej të cilëve u ul me sukses, ndërsa tjetri u rrëzua gjatë tentativës për ulje. Pas përfundimit të misionit, faza e raketës mbeti në orbitë derisa trajektorja e saj e çoi drejt Hënës. NASA dhe observatorë të ndryshëm në Tokë janë duke analizuar të dhënat dhe fotografitë e zonës ku besohet se ndodhi përplasja. Vetëm pas këtij verifikimi do të konfirmohet nëse raketa goditi sipërfaqen e Hënës dhe çfarë gjurmësh ka lënë pas. U.D/ReportTv.al SpaceX elon musk Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 36.2% Jo 58.8% Nuk e di 5% Vota total: 340 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?