Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb

Tragjedia e familjes Arapi në Mamurras/ Humbën djalin e vetëm në aksident, sot jetojnë në varfëri me dy fëmijët e tij: Na ndihmoni!


Një aksident me motor 2 vite më parë u shndërrua në tragjedi për familjen Arapi nga Mamurrasi, ku djali i vetëm ndërroi jetë në moshën 32-vjeçare, duke lënë pas dy fëmijë të mitur.

Një aksident me motor 2 vite më parë u shndërrua në tragjedi për familjen Arapi nga Mamurrasi, ku djali i vetëm ndërroi jetë në moshën 32-vjeçare, duke lënë pas dy fëmijë të mitur. Babai i 32-vjeçarit, Frrok Arapi mes dhimbjes së madhe dhe përpjekjes për t’u bërë forcë për familjen e tij rrëfen për vështirësitë me të cilat përballen çdo ditë. Me lot në sy, 63-vjeçari thotë se nusja e djalit dhe dy fëmijët jetojnë në kushte shumë të vështira ekonomike, duke mos përballuar as pagesën e qirasë mujore për shtëpinë. Në sëmundjen që i rëndon dita-ditës shëndetin dhe me zemrën e plagosur nga humbja e të birit, 63-vjeçari Frrok Arapi kërkon më tepër mbështetje nga shteti, pasi nëna me dy fëmijët 13 dhe 6 vjeç jetojnë vetëm me 7800 lekë ndihmë sociale në muaj. Fëmijët e 32-vjeçarit janë bërë forcë për nënën dhe gjyshërit e tyre, duke jetuar çdo ditë me kujtimin e të atit që u shua tragjikisht 2 vite më parë. Frrok Arapi: 0675838973 © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Apeli Familja