Lajme Zone
Pas ndalimit të importit të mishit të shpendëve e gjedhëve nga Brazili në 'lupë' edhe i derrit! Salla: 2 raste me mish pule Brazili të kontaminuara, njëra sasi u shit para verifikimit
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Pas ndalimit të importit të mishit të shpendëve e gjedhëve nga Brazili në 'lupë' edhe i derrit! Salla: 2 raste me mish pule Brazili të kontaminuara, njëra sasi u shit para verifikimit

Më shumë se 68 mijë kontrolle ka kryer AKU në 8 muaj për të garantuar standardet e sigurisë ushqimore, prej të cilave më shumë se 5 mijë inspektime ishte me bazë risku. “Siguria ushqimore është një nga fushat ku procesi i integrimit evropian kërkon prej nesh jo vetëm përafrimin e legjislacionit, por mbi të gjitha ngritjen e një sistemi që funksionon realisht sipas standardeve të Bashkimit Evropian

Më shumë se 68 mijë kontrolle ka kryer AKU në 8 muaj për të garantuar standardet e sigurisë ushqimore, prej të cilave më shumë se 5 mijë inspektime ishte me bazë risku. “Siguria ushqimore është një nga fushat ku procesi i integrimit evropian kërkon prej nesh jo vetëm përafrimin e legjislacionit, por mbi të gjitha ngritjen e një sistemi që funksionon realisht sipas standardeve të Bashkimit Evropian”, tha Salla. LEXO edhe...Ministria e Bujqësisë nxjerr urdhrin: Çdo ngarkese me misër të importuar do t’i bëhen analizat në doganë Në komisionin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ministri Andis Salla u ndal edhe tek mostrat e marra për analiza për produktet shtazore të importuara. “Në zbatim të planit të monitorimit të mbetjeve për produktet shtazore të importuara nga vende të treta, gjatë vitit 2026 janë marrë 44 mostra; 30 prej tyre ishin produkte nga Brazili, përkatësisht 22 mostra mishi pule dhe 8 mostra mishi derri”, tha ministri. Ministri tha se gjatë këtij viti janë identifikuar 2 raste mishi pule të importuar nga Brazili me mbetje substancash veterinare, njëra prej sasive thotë ministri ishte treguar përpara se të mbyllej verifikimi. “Në dy raste të mishit të pulës nga Brazili gjatë periudhës janar–gusht janë konstatuar mbetje substancash veterinare. Në njërin rast, sasia ishte e bllokuar dhe e izoluar në mjediset frigoriferike të operatorit; të dhënat e kontrollit tregojnë se ajo nuk kishte dalë në treg. U njoftuan sistemet RASFF dhe INFOSAN dhe produkti u kthye në vendin e origjinës. Në rastin tjetër, produkti ishte tregtuar përpara përfundimit të verifikimit; u kërkua gjurmimi dhe njoftimi i klientëve dhe u morën masat administrative përkatëse. Këto dy raste tregojnë pse bllokimi para shpërndarjes dhe dokumentimi i çdo hallke të furnizimit janë vendimtarë”, tha ministri. Salla theksoi se pavarësisht se deri më tani është ndaluar importi nga ky shtet për mishin e gjedhit dhe të shpendëve, po vlerësohet me kujdes edhe importi i mishit të derrit. “Për importet nga Brazili, nga 3 shtatori 2026 janë zbatuar ndryshimet që lidhen me listimin evropian për mishin e gjedhit dhe të shpendëve. Për këto kategori nuk lejohen importet në kushtet e reja të listimit, pikat e kontrollit dhe subjektet importuese janë njoftuar. Zbatimi duhet të jetë i njëtrajtshëm, i dokumentuar dhe i shoqëruar me kontrollet që kërkon çdo ngarkesë. Gjithashtu lidhur me çështjen e mishit te derrit janë marrë komunikime me palën e Brazilit lidhur me rishikimin e marrëdhënieve tregtare. Kur një analizë tregon jokonformitet, ose kur një produkt paraqet rrezik të arsyeshëm për shkak të skadencës apo gjendjes së tij, veprimet që ne ndërmarrim janë të qarta: bllokim, verifikim i lotit dhe i zinxhirit të shpërndarjes, tërheqje ose kthim kur duhet, njoftim i konsumatorit dhe asgjësim sipas rastit”, tha Salla. Gjatë periudhës janar–shtator, AKU ka marrë 34 njoftime përmes sistemit RASFF, ndërsa Shqipëria ka përcjellë 16 njoftime për raste të evidentuara nga kontrollet tona. Në Komisioni ministri deklaroi gjithashtu se brenda këtij viti pritet të jetë gati edhe një program kombëtar për përmirësimin e standardeve të qumështit. “Gjatë vitit 2026, nga 904 stabilimente të planifikuara për vlerësim, janë vlerësuar 696; 208 rezultuan të mbyllura, të pezulluara, në rikonstruksion ose të çregjistruara. Nga stabilimentet e vlerësuara, 19 u renditën në kategorinë I, 204 në kategorinë II, 453 në kategorinë III dhe 20 në kategorinë IV. Këto të dhëna na japin një pasqyrë konkrete të gjendjes dhe na lejojnë t’i themi çdo operatori se çfarë duhet të përmirësojë. Puna që po bëjmë tani është që ky vlerësim të kthehet në masa konkrete. Synojmë që deri në dhjetor 2026 të përgatitet Programi Kombëtar për Përmirësimin e Stabilimenteve të produkteve me origjinë shtazore dhe ushqimit për kafshë. Për çdo operator duhet të jetë e qartë çfarë duhet të korrigjojë, brenda çfarë afati dhe si do të verifikohet progresi”, tha Salla. Ora 15:13 Ministria e Bujqësisë nxjerr urdhrin: Çdo ngarkese me misër të importuar do t’i bëhen analizat në doganë Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla deklaroi sot se çdo ngarkesë me misër të importuar do t'i bëhen analizat në doganë. "Për misrin e importit ne kemi nxjerrë një urdhër kemi vendosur që çdo sasi që vjen nga importi të kalojë në analizë në mënyrë që ne të kontrollojmë standarde. Çdo ngarkesë importi kalon në analizë në doganë më pas nëse ka probleme merren masa nga AKU, si asgjësimi apo kthimi në vendin e origjinës" tha Salla. Share Ora 15:10 Tonelata peshqish ngordhën nga tharja e rezervuarit Kasharaj, ministri Salla: Liqeni do popullohet sapo të kthehet në normalitet Në komision, ministri i bujqësisë Andis Salla u përgjigj edhe për ngordhjen e peshqve në rezervuarin Kasharaj në Lushnje, i cili tha se është kompetencë e pushtetit vendor, por deklaroi se rezervuari do të popullohet përsëri pasi të kthehet në normalitet.“Me një VKM ja kemi kaluar qeverisjes vendore lidhjen e kontratës për peshkimin si dhe monitorimin apo administrimin e tyre, në mënyrë që qeveria vendore të ketë një ide të plotë edhe për vaditjen në territor. Subjekti që ka qenë i licencuar në rastin e Lushnjes i ka mbaruar kontrata në vitin 2022, ka qenë i licencuar deri në 2022 për rritjen e peshkut. Nga ana e ministrisë do ta ripopullojmë, do të hedhim rasatet pasi të bëhen të gjitha procedurat e tjera dhe të kthehet në normalitet i gjithë liqeni që kjo histori të shkojë në normalitet”, tha Salla.Tonelata peshqish ngordhën në rezervuarin e Kasharajt në Lushnjë në fund të shtatorit, gjatë punimeve për riparimin e shkarkuesit kryesor. Në hetim është marrë drejtuesi i kompanisë që kishte fituar tenderin nga bashkia Ferdinand Marra, i cili dyshohet se ka boshatisur rezervuarin për të rregulluar defektin.Alarmi u dha më 29 shtator, kur sipërfaqja e rezervuarit pothuajse tërësisht e tharë nxori në pah tonela me peshq të ngordhur. Share SI.E./U.D/ReportTv.al andis salla aku Ministria e bujqësisë Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.1% Jo 22.1% Nuk e di 6.7% Vota total: 3039 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?