Pas grumbullimit në zonën e Ministrisë së Arsimit, një grup protestuesish janë zhvendosur para Kryeminstrisë. Deri tani protesta paraqitet e qetë përveç dy episodeve të regjistruara LEXO edhe...Begaj thërret konsultime për datën e zgjedhjeve, Spaho: Protestuesit të dalin me formacion politik dhe të marrin pjesë! Dhuna në protesta, qasje primitive Në Rrugën e Durrësit edhe pse të paktë në numër protestuesit u vendosën flakën disa kartonëve në rrugë dhe koshave të mbeturinave. Ndërkohë teksa ishin duke marshuar drej kryeministrisë ata i vendosën flakën një peme. Pas zjarrit të vendosur disa vajza u filmuan duke bërë selfie. Lajm në përditësim... Ora 17:11 Protestuesit e maskuar raportojnë 'live' me gazetarin e Report Tv: Ta haj zemrën (VIDEO) Ndërsa gazetari Isa Myzyraj ishte duke raportuar live rreth protestës para kryeministrisë, disa protestues kanë zgjedhur të qëndrojnë pranë tij.“Ta haj zemrën”, dëgjohet të thotë njëri prej tyre. Share Ora 17:02 Pas heqjes së pllakës përkujtimore të Aleks Nikës, protestuesit mesazh para kryeministrisë: 21 Janar ka përditë (VIDEO) ’21 Janar ka përditë’ kanë shkruar protestuesit me bojë të kuqe në bulevardin para kryeministrisë.Shkrimi vjen pas heqjes së pllakës përkujtimore të Aleks Nikës dy ditë më parë. Share Ora 16:53 Nisin incidentet e para, protestuesit i vënë flakën një peme! Vajzat bëjnë 'selfie' (VIDEO) Protestuesit i kanë vendosur flakën një peme teksa kanë marshuar drejt Kryeminstrisë.Nga pamjet shihet se teksa pema është në flakë tre vajza shihen duke bërë 'selfie' Share Ora 16:19 Protesta, katër kazanë të djegur para Ministrisë së Arsimit! Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë (VIDEO) Protestuesit u kanë vënë flakën katër kazanëve mbeturinash para Ministrisë së Arsimit.Ndërkohë ata janë larguar nga zona dhe po marshojnë në drejtim të Kryeministrisë. Share Ora 15:09 Dita e 15-të, protestuesit djegin koshin e mbeturinave në mes të rrugës (VIDEO) Në ditën e 15-të të protestës, protestuesit janë grumbulluar para Ministrisë së Arsimit.Situata duket se paraqitet e qetë, përveç një episodi të djegies së një koshi mbeturinash dhe disa kartona në mes të rrugës. Share R.Xh/E.H/ReportTv.al fakulteti i mjekesise ministria e arsimit Tirane protestat kunder qeverise proteste Komento Komente sari: 27/10/2026 17:29 o ju kajte kina nanen po si bre spo shukeni zjarrin po doni me dale ne fot, turp Përgjigju sali: 27/10/2026 17:28 Ky eshte niveli i ketyre batakcinjeve,A mund te gjeni dot njerin nga keta qe ka mbaruar shkollen ose ka diplome te pa blere ,Ndersa miss botoksat kete pune kane dalin per fatin e tyre Përgjigju Arta: 27/10/2026 17:12 Rrugacet bejne selfi injorantet drogazhijet bejne selfi Përgjigju Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 75.4% Jo 21.5% Nuk e di 3.1% Vota total: 2538 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?
