Pas tubimit të zhvilluar sot para Ministrisë së Arsimit, një grup i vogël protestuesish është zhvendosur pranë Kuvendit, ku deputetët po diskutojnë në parim projektbuxhetin e vitit 2027. Me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, protestuesit kanë tentuar të afrohen drejt Parlamentit, por janë përballur me një kordon policie që bllokon rrugën drejt godinës. LEXO edhe...Nga Kuvendi drejt Kryeministrisë, protestuesit e ‘Flamingo’ marshojnë në këmbë nëpër Tiranë Protesta është organizuar nga aktivistët e lëvizjes “Flamingo”, të cilët kishin paralajmëruar dy tubime për këtë të mërkurë: një para Ministrisë së Arsimit, në orën 14:00, dhe një tjetër pranë Kuvendit, gjatë diskutimeve për projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2027. Në të dyja tubimet pjesëmarrja ka qenë e ulët, me vetëm një grup të vogël qytetarësh të mbledhur për të protestuar kundër qeverisë. Ndërkohë, për tubimin që ndodhi të martën para kryeministrisë, policia nisi hetimet për 24 protestues të cilët u përplasën me forcat blu duke refuzuar të lirojnë bulevardin Dëshmorët e Kombit. Ky grup i vogël protestuesish në disa raste i doli përpara furgonit të policisë teksa bënte shoqërime, dhe goditi disa efektivë. Sipas policisë, gjatë tubimit të djeshëm janë dëmtuar dy punonjës të forcave blu. Përfaqësues të protestës, por edhe opozita nga ana tjetër, pretendoi për dhunë policore. Për bllokimin e rrugës, në zbatim të aktit normative për tubimet, policia thotë se vendosi edhe 28 gjoba gjatë 48 orëve të fundit, me nga 5 mijë lekë secila. Ora 17:52 Nga Kuvendi drejt Kryeministrisë, protestuesit e ‘Flamingo’ marshojnë në këmbë nëpër Tiranë Pas qëndrimit në rrugën pranë Parlamentit, grupi i vogël i protestuesve të lëvizjes “Flamingo” është nisur në këmbë drejt Kryeministrisë.Aktivistët po ecin përgjatë rrugës që të çon drejt Bashkisë së Tiranës, për të marrë më pas drejtimin e Kryeministrisë, ku pritet të vijojnë protestën kundër qeverisë dhe të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Share Ora 16:19 Protesta e ‘Flamingove’ zhvendoset pranë Kuvendit, pjesëmarrje e ulët mes motit të vranët në Tiranë Një grup i vogël aktivistësh të lëvizjes “Flamingo” vijon të qëndrojë pranë Kuvendit, ku deputetët po diskutojnë projektbuxhetin e vitit 2027. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa situata para Parlamentit është përgjithësisht e qetë.Në Tiranë mbizotëron moti i vranët, me kushte jo të favorshme për qëndrimin në ambientet e jashtme. Protesta po zhvillohet me pjesëmarrje të ulët, teksa me sy të lirë numërohen 50 deri në 70 persona, ndërsa policia ka vendosur një kordon në rrugën që të çon drejt Kuvendit.Më herët, aktivistët u mblodhën edhe para Ministrisë së Arsimit, ku gjithashtu morën pjesë pak qytetarë. Share Xh.K/U.D/ReportTv.al Tirane protestat kunder qeverise Komento Komente Luani: 18/11/2026 17:31 Këta janë të paguar.Populli nuk është budalla,e kapi lojën dhe nuk i mbështet më. Përgjigju bukurie: 18/11/2026 15:14 Po ca proteste mor jane njeres qe nuk e duan punen dhe mbase paguhen nga dikushi kush e din .Le te protestojne dite nate vetem mos te djegin dhe shkaterrojne . Përgjigju Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 67.1% Jo 26.3% Nuk e di 6.6% Vota total: 638 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?
