Lajme Zone
Pas lamtumirës nga kombëtarja, vëmendja te pasuria marramendëse e Cristiano Ronaldos, 42 makina luksoze dhe një avion privat 57 milionë dollarë
SportGazeta Tema
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Pas lamtumirës nga kombëtarja, vëmendja te pasuria marramendëse e Cristiano Ronaldos, 42 makina luksoze dhe një avion privat 57 milionë dollarë

Pas 23 vitesh me fanellën e Portugalisë, Cristiano Ronaldo ka vendosur t'i japë fund aventurës së tij me kombëtaren, duke mbyllur një prej kapitujve më të rëndësishëm të karrierës. Por, përtej rekordeve dhe trofeve të futbollit, ylli portugez ka ndërtuar një pasuri që e rendit mes sportistëve më të pasur në botë.

Pas 23 vitesh me fanellën e Portugalisë, Cristiano Ronaldo ka vendosur t'i japë fund aventurës së tij me kombëtaren, duke mbyllur një prej kapitujve më të rëndësishëm të karrierës. Por, përtej rekordeve dhe trofeve të futbollit, ylli portugez ka ndërtuar një pasuri që e rendit mes sportistëve më të pasur në botë.

Sipas vlerësimit të fundit të revistës “Forbes”, pasuria e Ronaldos arrin rreth 1.2 miliardë dollarë. Një shifër marramendëse që është rezultat i kontratave rekord, sponsorizimeve dhe bizneseve të tij, ndërsa vetëm marrëveshja me klubin saudit Al-Nassr i siguron mbi 200 milionë dollarë në vit.

Një prej koleksioneve që tërheq më shumë vëmendje është ai i makinave luksoze. Në një intervistë për gazetarin Piers Morgan, Ronaldo pranoi se nuk e di me saktësi sa automjete zotëron, por llogarit se numri mund të jetë rreth 41 ose 42.

Në garazhin e tij gjenden modele të rralla si Bugatti Centodieci, me vlerë të raportuar rreth 12 milionë dollarë, Bugatti Chiron, Bugatti Veyron, Ferrari Daytona SP3, McLaren Senna, Lamborghini Aventador dhe disa modele Rolls-Royce.

Madje, futbollisti ka treguar se disa prej makinave nuk i blen për t'i drejtuar, por thjesht për t'i pasur në koleksion, duke i konsideruar si vepra arti dhe investime.

Por ajo që Ronaldo e ka cilësuar si blerjen më të shtrenjtë të jetës së tij nuk është një makinë sportive. Bëhet fjalë për avionin privat Bombardier Global Express XRS, vlera e të cilit raportohet të jetë rreth 57 milionë dollarë.

Avioni ka një dizajn të personalizuar në ngjyrë të zezë dhe gri, me siluetën e futbollistit dhe logon CR7 në pjesën e jashtme. Brenda ofron ambiente luksoze, mund të transportojë deri në 14 pasagjerë dhe ka hapësirë për të fjetur deri në pesë persona.

Edhe pasuritë e paluajtshme të futbollistit janë në të njëjtin nivel luksi. Një prej projekteve më të mëdha është rezidenca e tij në Quinta da Marinha, në Cascais të Portugalisë, e cila përfi pas më shumë se tre vitesh punime dhe u vlerësua rreth 35 milionë euro. Prona përfshin tetë dhoma gjumi, pishinë infinity, kinema private dhe garazh nëntokësor për koleksionin e makinave. Megjithatë, në janar 2026 u raportua se Ronaldo dhe Georgina Rodríguez po shqyrtonin shitjen e saj për shkak të problemeve me privatësinë.

Në koleksionin e tij përfshihen gjithashtu ora luksoze, bizhuteri dhe aksesorë të rrallë. Mes tyre është edhe Rolex GMT-Master II Ice, një model i vlerësuar në qindra mijëra dollarë.

Megjithatë, tërheqja nga kombëtarja nuk nënkupton fundin e karrierës së tij si futbollist. Ronaldo do të vazhdojë të luajë me Al-Nassr në Arabinë Saudite, ndërsa tashmë ka mbyllur kapitullin 23-vjeçar me Portugalinë, me 234 ndeshje dhe 146 gola, rekorde historike për përfaqësuesen.

Burimet: Forbes, Reuters