Lajme Zone
“Jam bazuar te forma që kanë pasur lojtarët”/ Maran shpjegon futbollistët e grumbulluar: Balliu? Është vendimi i tij për t’u tërhequr nga Kombëtarja
SportTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

“Jam bazuar te forma që kanë pasur lojtarët”/ Maran shpjegon futbollistët e grumbulluar: Balliu? Është vendimi i tij për t’u tërhequr nga Kombëtarja

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka shpjeguar listën e lojtarëve të grumbulluar.

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka shpjeguar listën e lojtarëve të grumbulluar. Ai u shpreh se është bazuar te forma e lojtarëve, ndërsa u ndal edhe te Ivan Balliu, ku tha se është vendimi i lojtarit për t’u tërhequr nga Kombëtarja.

“Nëse mungon ndonjë lojtar, nuk do të thotë që nuk është i aftë për ta ndihmuar skuadrën. Jam bazuar shumë te forma dhe te minutazhi që kanë pasur me klubet e tyre. Sa i përket përmirësimit të statistikave, për të gjithë Ligën C, jemi në vendin e parë për sa i përket pritshmërive për të shënuar gol dhe në vendin e parë për ekipet që kanë pësuar më pak gola. Dua të stërvis një skuadër që t’i ketë këto statistika.

Sa i përket Ivan Balliut, ishte një zgjedhje e tij. Prej kohësh ai ka pasur një dëmtim. Është vendimi i tij për t’u tërhequr nga Kombëtarja. Sa i përket Strakoshës, nuk është në 100% e tij. Nëse do ta luanim, do ta vendosnim në vështirësi”, tha Maran. Top Channel