Lajme Zone
Liga e Kombeve, Maran publikon listën për dy sfidat vendimtare për Shqipërinë! Risi mbrojtësi Ismajli
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Liga e Kombeve, Maran publikon listën për dy sfidat vendimtare për Shqipërinë! Risi mbrojtësi Ismajli

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit të Grupit C1 në UEFA Nations League, ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë. Trajneri i kuqezinjve, Rolando Maran, ka publikuar listën me 27 futbollistët e grumbulluar për këto dy përballje të rëndësishme të muajit nëntor.

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit të Grupit C1 në UEFA Nations League, ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë. Trajneri i kuqezinjve, Rolando Maran, ka publikuar listën me 27 futbollistët e grumbulluar për këto dy përballje të rëndësishme të muajit nëntor. Risia e vetme në këtë listë është mbrojtësi i Dinamo City, Ysni Ismaili, i cili merr për herë të parë ftesën për t’u bashkuar me Kombëtaren shqiptare. LEXO edhe...Ndryshon axhenda e Kombëtares për Ligën e Kombeve, lista me të grumbulluarit të premten! Flet edhe trajneri Maran Kuqezinjtë do ta nisin aventurën e nëntorit me ndeshjen ndaj Finlandës, që do të luhet më 12 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Më pas, Shqipëria do të udhëtojë drejt Budapestit, ku më 15 nëntor do të përballet me Bjellorusinë, në stadiumin “Illovszky Rudolf”, në orën 18:00. LISTA E FUTBOLLISTËVE TË GRUMBULLUAR Portierë: Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario Dajsinani. Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Klisman Cake, Samuele Sina, Elseid Hysaj, Ysni Ismaili, Mario Mitaj, Stavro Pilo, Naser Aliji. Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Juljan Shehu, Luis Hasa, Feta Fetai, Klevi Qefalija, Ernest Muçi, Arbër Hoxha, Taulant Seferi. Sulmues: Rey Manaj, Myrto Uzuni, Mirlind Daku, Cristian Shpendi. lajm ne perditesim... Xh.K/ReportTv.al Liga e Kombeve shqiperia Rolando Maran Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 54.2% Veliajn 21.7% Asnjërin 24.1% Vota total: 734 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?