Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një 58-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me mjet prerës nga bashkëshorti i saj.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 10:20, në rrugën “Panorama”, pas një konflikti në banesë, shtetasi Hysni Patushi, 68 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen Lumturie Patushi 58 vjeçe.
Pavarësisht ndërhyrjes, 58-vjeçarja ka humbur jetën. Pas ngjarjes, 68-vjeçari është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim. Policia vijon kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet policiaTiranë

