Njëjtë si Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLP vendosi unanimisht që paga e tyre referencë, e cila është e njëjtë me atë të prokurorit, të jetë 222.425 lekë plus shtesën 14.000 lekë për nivelin e kualifikimit. Efekti i vendimit të KLP shtrihet “de jure” vetëm për anëtarët e vet, por për shkak se paga e tyre llogaritet mbi bazën e pagës së prokurorit sipas ligjit, atëherë edhe Prokuroria e Përgjithshme do të zbatojë të njëjtin standard për të gjitha prokuroritë e vendit. Rritja me 65.600 lekë e pagës referuese duke i shtuar edhe 14 mijë lekëshin e grupit të diplomës realisht do t’i rrisë ndjeshëm pagat e magjistratëve, që shkojnë deri në mbi 3000 euro më shumë për institucionet e larta të sistemit apo edhe strukturat e posaçme, për shkak të formulave të përcaktuara në ligj. LEXO EDHE:"Pse qeshe në mënyrë ironike?...Më vjen zor që jam në këtë tavolinë...Ti je me shkollë nate". Anëtarët e KLP sherre banale, kërkojnë përjashtim të njëri-tjetrit Gjatë prezantimit të vendimit, anëtari relator Erind Mërkuri tha se KLP ndodhet para një situatë boshllëku ligjor dhe janë të detyruar të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. "Gjykata Kushtetuese ka vendosur shfuqizimin e një norme. Në këtë moment nuk ka më bazë ligjore për pagën në Shqipëri. Legjislacioni nuk ecën duke lejuar absurde. Doktrina thotë se në këto raste mosveprimi të ligjvënësit mbulohet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Jemi të detyruar nga Gjykata Kushtetuese dhe për të mbajtur sistemin në këmbë, pasi paga është baza e funksionimit”, tha Erind Mërkuri, anëtar i KLP Vendimet e dy organeve qeverisëse të sistemit të drejtësisë në vend vijnë në një moment kur pasi vendimit të Gjykatës Kushtetuese të shkurtit 2026 rrëzoi ndryshimet ligjore të vitit 2023 që përcaktonin pagën e magjistratit sa 0.36 e pagës së Presidentit të Republikës, me argumentin se kishte ulje të fshehtë dhe kjo ishte antikushtetuese. Bashkë me rrëzimin e nenit përkatës, Kushtetuesja i la detyrim Kuvendit ta rregullonte tashmë hapësirën ligjore deri më 31 korrik 2026. Por mazhoranca, një ditë para skadimit të afatit, vetëm sa e depozitoi në parlament një propozim për formulë të re që e rriste pagën nga 0.36% të pagës së Presidentit në 0.38% të po së njëjtës pagë. SI.E./E.H/Shqiptarja.com TAG: erind merkuri KLP pagat e drejtesise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento tefik: 28/08/2026 16:38 Hajdute ishin dhe hajdute mbeten Përgjigju Tekniku: 28/08/2026 14:49 Keta me sa Duket e bejne vezen e kuqe.Nuk ka rendesi qe Jo pak jetojne ne nivelin e varferise.Ky eshte nje TURP dhe ku Jane flamingot qe nuk e hapin gojen,boll u rrahet ne njeri tjetrin. Përgjigju Beni: 28/08/2026 16:25 O teknik ku ishe para nje jave qe parlamenti rriti bonuset dietat dhe akomodimin ne hotele me 5 yje? Sondazhi i ditës:
24 Gusht, 21:21
Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 51.8% Keq 35.4% Nuk e di 12.9% Vota total: 4639 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?
