Policia e Kosovës ka intervenuar të dielën pas një informate se një grua dyshohej se po kërcënonte fëmijët me sëpatë në një park të fëmijëve në Prishtinë, ndërsa po dëmtonte edhe pajisjet e parkut.Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur të dyshuarën, ndërsa gjatë intervenimit i është sekuestruar një sëpatë. Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për Telegrafin se, pas pranimit të informacionit nga Policia e Kosovës, prokurori kujdestar ka urdhëruar ndalimin e një personi me inicialet V.B. për 48 orë.Gruaja dyshohet se sulmoi fëmijët me sëpatë në një park në PrishtinëE dyshuara po hetohet nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Kanosja”, nga neni 181 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, nga neni 321 i KPRK-së.“Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e ndonjërës prej masave të sigurimit në procedurë penale ndaj të pandehurës”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për Telegrafin.Rasti mbetet nën hetim nga organet kompetente.

