Lajme Zone
Pas “goditjes” së Top Channel, ekrani "armik" i Ramës i hap derën Ballukut. A do të heshtë më 'Zonja e Hekurt'
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Pas “goditjes” së Top Channel, ekrani "armik" i Ramës i hap derën Ballukut. A do të heshtë më 'Zonja e Hekurt'

Emisioni investigativ 'Fiks Fare' transmetoi të hënën në mbrëmje një investigim se si ish-zv,kryeministrja Belinda Balluku vazhdon të ketë ndikim në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë edhe pas largimit nga detyra. Në kronikën e transmetuar shfaqen edhe deklarata të drejtuesve të institucioneve në varësi të ministrisë, të marra përmes kamerës së fshehtë që e konfirmojnë haptazi këtë fakt. P

Emisioni investigativ 'Fiks Fare' transmetoi të hënën në mbrëmje një investigim se si ish-zv,kryeministrja Belinda Balluku vazhdon të ketë ndikim në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë edhe pas largimit nga detyra. Në kronikën e transmetuar shfaqen edhe deklarata të drejtuesve të institucioneve në varësi të ministrisë, të marra përmes kamerës së fshehtë që e konfirmojnë haptazi këtë fakt. Por ndërsa Top Channel e vendos Ballukun në qendër të një investigimi mbi ndikimin e saj në administratë, sot gazetari Çim Peka i drejtohet nga ana tjetër ish-zëvendëskryeministres me një mesazh të drejtpërdrejtë: “Fol, Belinda. Tani.”

Në një postim në rrjette sociale Peka i kërkon Ballukut të flasë publikisht për marrëdhëniet brenda pushtetit, kontratat, paratë dhe njerëzit që, kanë pasur rol në vendimmarrje, si dhe për Edi Ramën, Ergys Agasin dhe biznesmenë të tjerë, teksa e pyet publikisht nëse ndaj saj është ushtruar presion për të heshtur.

Kujtojmë se mesazhi i Pekës merr një tjetër kontekst përballë deklaratave të Edi Ramës, i cili vetëm dy ditë më parë nga Rinasi sulmoi publikisht dy media, mes tyre edhe SYri tv, me akuza për mënyrën se si ato trajtojnë zhvillimet politike dhe drejtësinë. Në këtë klimë, ftesa e Pekës për Ballukun vjen pikërisht nga një media që ka qenë prej kohësh në përplasje publike me kryeministrin. Dhe pyetja që mbetet e hapur është nëse Balluku do ta pranojë ftesën për të folur në një media që Rama e ka sulmuar publikisht vetëm pak ditë më parë nga Rinasi, apo do të zgjedhë të vazhdojë heshtjen./Politiko.al Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm