Lajme Zone
Pas dy vitesh hetime, çështja e vrasjes së Egli Progës shkon në gjykatë! Dy të akuzuar për vrasje me dashje, tre të tjerë për fshehje të provave
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Pas dy vitesh hetime, çështja e vrasjes së Egli Progës shkon në gjykatë! Dy të akuzuar për vrasje me dashje, tre të tjerë për fshehje të provave

Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet për vrasjen e Egli Progës dhe ka dërguar për gjykim pesë persona. Denis Meçe dhe Leonidha Guçe akuzohen për vrasje me dashje, ndërsa tre të tjerët për moskallëzim krimi dhe pengim të zbardhjes së së vërtetës.

Dy vite pas vrasjes së Egli Progës në Pogradec, Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 5 persona. Denis Meçe dhe Leonidha Guçe, akuzohen për vrasje me dashje ndërsa Arjan Manellari, Voltan Shkulaku dhe Andi Shkulaku, akuzohen për moskallëzim krimi dhe kryerja e veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Autorët e dyshuar ndodhen në ‘arrest shtëpie’ ndërsa 3 të tjerët ndodhen me masë ‘detyrim paraqitje’. LEXO edhe...Protestat/ Ambasadori gjerman: Dhuna, jo në përputhje me vlerat e Bashkimit Evropian (VIDEO) Leonidha Guçe fillimisht ishte hetuar vetëm për moskallëzim krimi, por 9 muaj pas vrasjes Prokuroria zbuloi se edhe ai kishte marrë pjesë në rrahjen brutale të Progës, bashkë me Denis Meçen. Proga është dhunuar brenda lokalit nga Leonidha Guçe e më pas është goditur kur ka dalë nga lokali dhe nga Denis Meçe. Këto të dhëna u zbuluan gjatë rrëfimit të të pandehurve dhe ballafaqimit të tyre në dhomat e paraburgimit. Vetëm një pjesë e kamerave ishte arritur të rikuperohet nga Prokuroria e Korçës, si në lokalin ku ndodhi ngjarja, por edhe të një marketi përballë. Pamjet dyshohet se ishin fshirë nga pronari i lokalit Voltan Shkullaku dhe Leonidha Guçe e Arjan Manellari, duke përdorur një virus kompjuterik. Si ndodhi vrasja e Egli Progës? Vrasja e 42-vjeçarit Egli Proga, babai i dy fëmijëve, dhe mënyra se si policia trajtoi ngjarjen irritoi opinionin publik. Qytetarët u ngritën në protesta dhe me qirinj e fotot e Eglit në duar, kërkonin drejtësi. Denis Meçe, nipi i Valter Gorës, ish-drejtorit të Postës Shqiptare, i kërkoi disa herë Progës që t’i dridhte një cigare dhe pasi ky i fundit ia bëri gati i tha të shkojë ta marrë, por Meçe u fut në lokal dhe debatuan.h Aty është qëlluar nga Leonidha Guçe dhe pasi ka dalë jashtë, Denis Meçe e goditi me grusht Progën, koka e të cilit u përplas me një makinë të parkuar dhe në asfalt. Disa minuta më vonë mbërriti ambulanca, dhe pasi u transportua në spital, u konfirmua i vdekur. Ekspertiza e mjekësisë-ligjore nxori si shkak të vdekjes hemorragjinë në cipën e trurit dhe hemorragjinë në indin trunor. U dërguan në gjyqLeonidha GuçeDenis MeçeArjan ManellariVoltan ShkulakuAndi Shkulaku------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë K.B/SI.E./ReportTv.al vrasja e egli proges Korce denis mece Leonidha Guçe Arjan Manellari Voltan Shkulaku Andi Shkulaku Egli Proga Komento Komente Sondazhi i ditës: Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë? Po 66.2% Jo 29.2% Disi 4.6% Vota total: 1173 Sondazhi i ditës: Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë?