Lajme Zone
Pas Dua Lipës, edhe Ermal Meta mbështet protestat kundër Ramës
PolitikëPolitiko

Pas Dua Lipës, edhe Ermal Meta mbështet protestat kundër Ramës

Këngëtari i njohur me origjinë shqiptare, Ermal Meta ka zgjedhur prezantimin e këngës së tij më të re për të përcjellë një mesazh në mbështetje të kauzave për mbrojtjen e tokës dhe mjedisit, duke iu referuar edhe protestave që prej muajsh zhvillohen në Shqipëri. Nga Italia ku jeton , ai foli për “Revolucionin e Flamingove”, duke vlerësuar qëndrimin e qytetarëve që kanë dalë në protestë kundër proj

Këngëtari i njohur me origjinë shqiptare, Ermal Meta ka zgjedhur prezantimin e këngës së tij më të re për të përcjellë një mesazh në mbështetje të kauzave për mbrojtjen e tokës dhe mjedisit, duke iu referuar edhe protestave që prej muajsh zhvillohen në Shqipëri. Nga Italia ku jeton , ai foli për “Revolucionin e Flamingove”, duke vlerësuar qëndrimin e qytetarëve që kanë dalë në protestë kundër projekteve dhe interesave që, sipas tyre, cenojnë territorin dhe mjedisin.

Duke shpjeguar mesazhin e këngës “Nu simu niente”, Meta tha se njerëzit mund të duken të pafuqishëm përballë pushteteve të mëdha, por kanë ende mundësinë të reagojnë.

“Ne nuk jemi asgjë, por ndoshta kemi ende një gjë të vogël, fuqinë për t’u ngritur në këmbë kundër atyre që duan të na uzurpojnë tokën tonë”, u shpreh ai.

Këngëtari përmendi në mënyrë të veçantë shqiptarët që protestojnë, duke i cilësuar si njerëz të zakonshëm që tregojnë forcë dhe dinjitet përballë interesave të mëdha.

Ai solli në vëmendje edhe raste të ngjashme në Itali, ndërsa mesazhin e tij e përmbylli me një qëndrim të prerë: “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet.”

Kështu, Ermal Meta bëhet një tjetër emër i njohur që shpreh mbështetje për protestat, pas reagimeve të figurave të tjera shqiptare me famë ndërkombëtare, mes tyre edhe Dua Lipa. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm