Lajme Zone
Nga tenderët te dalja në media, ministrat në “provim” para Ramës; zbardhet axhenda e ditës së dytë në Pogradec
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Nga tenderët te dalja në media, ministrat në “provim” para Ramës; zbardhet axhenda e ditës së dytë në Pogradec

Mbledhja do të nisë në orën 11:00 me fjalën e kryeministrit Edi Rama dhe do të vijojë me raportimet e ministrave, të ndara në disa sesione.

Foto nga takimi dje me drejtuesit politikë Ministrat me kronometër përballë Ramës, vetëm 15 minuta për bilancin e dikasterit... Ministrat e qeverisë do të mblidhen këtë të hënë në një retreat të posaçëm, ku secili dikaster do të prezantojë bilancin e punës, rezultatet e arritura, problematikat dhe detyrat që mbeten për t’u realizuar.

Mbledhja do të nisë në orën 11:00 me fjalën e kryeministrit Edi Rama dhe do të vijojë me raportimet e ministrave, të ndara në disa sesione.

Në pjesën e parë të agjendës, nga ora 11:00 deri në 14:00, do të prezantojnë ministrat e Mbrojtjes, Drejtësisë, Financave, Ekonomisë dhe Inovacionit, Infrastrukturës dhe Energjisë, Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Pushtetit Vendor dhe Administratës Publike.

Më pas, agjenda vijon me ministrat e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arsimit dhe Sportit.

Secili prej ministrave ka në dispozicion 15 minuta: 10 minuta për prezantimin dhe 5 minuta për diskutime.

Pas drekës, në orën 15:00, nis sesioni i dedikuar diplomacisë dhe punëve të jashtme.

Në këtë pjesë do të raportojnë ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, kryenegociatorja për integrimin europian, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, si dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Kush ikën dhe kush qëndron? Dita e dytë në Pogradec, Rama sot përballë ministrave

24 Gusht, 08:03 Pas raportimeve të ministrave, agjenda parashikon edhe disa prezantime të tjera.

Në orën 16:00 pritet të prezantohen problematikat e proceseve të prokurimeve për periudhën janar–gusht 2026. Më pas do të raportohet mbi masat e Agjendës së Reformave, sfidat, arritjet dhe propozimet, si dhe ecurinë e projekteve të AIC-së.

Një hapësirë e konsiderueshme në agjendë i është kushtuar edhe komunikimit dhe promovimit në media. Ky prezantim është parashikuar të zgjasë 32 minuta, nga ora 16:28 deri në 17:00.

Në orën 17:00 nisin komentet dhe diskutimet, të cilat do të zgjasin një orë. Në fund të takimit do të mbajë fjalën përmbyllëse kryeministri Edi Rama.

Retreat-i zhvillohet pas takimit të së dielës në Pogradec mes Ramës, drejtuesve politikë të qarqeve dhe kryetarëve të komisioneve parlamentare, ku u diskutua organizimi i mëtejshëm i strukturave socialiste dhe mekanizmat e rinj për trajtimin e kërkesave të qytetarëve.pogradec rama axhenda Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Kush ikën dhe kush qëndron? Dita e dytë në Pogradec, Rama sot përballë ministrave 24 Gusht 2026, 08:0308:03Politike Pse i duhet Ramës një “Pasqyrë”, kur shqiptarët i bërtasin hallet prej 85 ditësh në shesh?! 23 Gusht 2026, 22:0422:04Politike Berisha: ‘Pasqyrë Albania’, Diella e re shumë milionëshe! 23 Gusht 2026, 21:0521:05Politike Pas 'Besës', Rama prezanton 'shpikjen' e radhës: 'Pasqyrë Albania' do gjurmojë hallet e qytetarëve! 23 Gusht 2026, 19:0419:04Politike Pas 7 orësh, përfn mbledhja e Ramës me socialistët në Pogradec! 23 Gusht 2026, 18:3118:31Politike Edi Rama, drejtuesve politikë: Jemi në rrethim! 23 Gusht 2026, 17:1317:13Politike