Protestuesit janë rikthyer përpara Ministrisë së Arsimit në ditën e 13-të të protestës. Deri më tani nuk regjistrohen incidente, ndërsa policia është në gatishmëri, bashkë me autobotët. Thirrjet e protestuesve kanë vijuar për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama si dhe u kanë kërkuar policëve që ta arrestojnë. Dy protestuese u kanë kërkuar ‘llogari’ disa efektivëve për “dhunën në këmbim të 2500 eurove”, shumë kjo e premtuar nga kryeministri Rama si shpërblim për punën e policisë gjatë këtyre ditëve. LEXO EDHE:Ja gjashtë masat kryesore të paraqitura nga Rama kundër dhunës gjatë protestave Protesta e një dite më parë, e cila përshkallëzoi në akte të dhunshme e lëndime të protestuesve dhe efektivëve, ekspozoi Partinë Demokratike si një prej organizatoreve të sulmeve të dhunshme. Ndonëse militantët e PD u braktisën në ‘protestën’ e tyre te kryeministria në orën 12:00, ata ‘u kujdesën’ që të orkestronin sulme të shumta me molotovë e gurë ndaj policisë. Ishin pamjet me dron ato që treguan protestuesit e maskuar duke hyrë e dalë nga selia blu, pas ‘furnizimit’ me molotovë. Në krye të sulmeve u panë Belind Këlliçi, Bledion Nallbati e Arkimed Lushaj (Stresi), ndërsa vetë Sali Berisha nuk mori pjesë në protestë. Lajm në përditësim... P.J/Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise Tirane Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.6% Jo 78.6% Disi 2.9% Vota total: 14633 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

