Lajme Zone
Pas denoncimit në JOQ, arrestohet “mashtruesi serial” Gentian Bufazi.
EkonomiJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Pas denoncimit në JOQ, arrestohet “mashtruesi serial” Gentian Bufazi.

Pas denoncimeve të publikuara më herët në JOQ Albania për një person që dyshohej se u kërkonte para punonjësve të bizneseve duke pretenduar se njihte pronarët, Policia e Tiranës ka arrestuar 37-vjeçarin Gentian Bufazi.

Pas denoncimeve të publikuara më herët në JOQ Albania për një person që dyshohej se u kërkonte para punonjësve të bizneseve duke pretenduar se njihte pronarët, Policia e Tiranës ka arrestuar 37-vjeçarin Gentian Bufazi.

Sipas policisë, Bufazi ishte shpallur në kërkim për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Vjedhjes”, ndërsa hetimet kanë zbardhur disa raste të ndodhura në Tiranë.

Një prej rasteve lidhet me 14 gushtin 2026, kur sipas autoriteteve, 37-vjeçari ka marrë nga punonjës të disa bizneseve shuma prej 20 mijë lekësh, duke u paraqitur si person i njohur me pronarët dhe duke premtuar se paratë do t’i kthente menjëherë.

Ky përshkrim përkon me denoncimin e mbërritur më herët në redaksinë e JOQ Albania, ku një pronar biznesi tregonte se një person ishte paraqitur te punonjësi i tij, kishte pretenduar se njihte pronarët dhe i kishte kërkuar 100 mijë lekë, duke premtuar se do t’i kthente më vonë.

Në atë kohë, pronari tregoi se e kishte kuptuar situatën vetëm pasi kishte parë pamjet e kamerave të sigurisë dhe kishte identifikuar mënyrën se si personi kishte vepruar.

Ndërkohë, sipas policisë, hetimet kanë zbuluar edhe një tjetër rast. Më 21 gusht 2026, Bufazi dyshohet se ka vjedhur një çantë që përmbante 25 mijë lekë në një subjekt në rrugën “Skënder Luarasi”.

Arrestimi i tij vjen pas disa denoncimeve dhe verifikimeve të kryera nga autoritetet, ndërsa policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rasteve të tjera ku ai mund të jetë përfshirë.

JOQ Albania rikthen në vëmendje denoncimin e publikuar më herët, i cili tashmë merr një zhvillim të ri pas ndërhyrjes së autoriteteve dhe arrestimit të personit të identifikuar nga policia si Gentian Bufazi.