Lajme Zone
Pas “BESËS”/ Rama prezanton dokumentin e ri strategjik të qeverisë
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Pas “BESËS”/ Rama prezanton dokumentin e ri strategjik të qeverisë

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot dokumentin e ri strate...

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot dokumentin e ri strategjik të qeverisë.

Siç tha Rama në mbledhjen me kupolën e PS-së, bëhet fjalë për “Praninë Besnike”.

Rama tha se ky dokument është një aneks i dokumentit të parë “BESA” që do të shërbejë sipas tij për një kthesë politike të mandatit të katërt qeverisës të socialistëve. “Kemi diskutime të rëndësishme mbi dimensionin tjetër të partisë të fazës se re ku ka hyrë vendi dhe ku kemi hyrë edhe ne si shumicë qeverisëse Dokumentin strategjik “BESA” e keni tani në dorë. Ky tjetri, “Prania Besnike”, është këtu dhe e ndaj me ju sot për një diksutim të brendësm fillimisht dhe është aneksi i këtij të parit. Prania Besnike adreson vetëm partinë, me synim që ta vendosë atë në funksion të kthesës së mandatit të katërt",-tha Rama./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.