Kryeministri Edi Rama vuri në tryezën e çdo socialisti dokumentin “Prania besnike”, anekse i platformës “BESA”, dhe bashkë me të edhe paralajmërimin për ndryshim të mënyrës së qeverisjes. Kërkoi transformim rrënjësor të mënyrës se si kabineti qeverisës dhe gjithë strukturat socialiste do të qasen ndaj qytetarëve tani e tutje.
“Duhet të jetë mandati i një kthese strategjike për të kaluar nga kapitulli i sotëm, te ai njerëzor. Nga partia që shkon te njerëzit për votën, te partia që rri pranë tyre. Nga dëgjimi i njerëzve si mirësjellje, te detyrimi ynë për të qenë atje kur ata kanë nevojë të dëgjojnë. Sa herë i keni dëgjuar…asnjëherë, që kur kemi qenë në opozitë mbase. Ndryshimi i kësaj është domosdoshmëri. Nga sot e tutje duhet të jetoni me sensin e përparësisë së përditshme. Kjo makineri duhet të bëjë një transformim jetik, sepse mirënjohja nuk është më element kyc. Përballja me një realitet të ri pritshmërisë sapo ka filluar. Në këtë gjatësi vale kam shkruar draftin që e keni përpara”, deklaroi kreu i qeverisë.
Dorëheqja nuk është në planet e tij dhe, protestuesit që mblidhen prej dy muajsh poshtë Kryeministrisë, nuk përfaqësojnë popullin.
“Nëse largohesh sot, duke lënë në rrugë misionin historik, do ishte shpërfillje e pafajshme e atyre që më kanë votuar. Misioni im do vazhdojë deri kur të mbarojë vendosja e flamurit në BE. Deri ditën e fundit të këtij mandati do bëj të pamundur që partia jonë të nxjerrë gjithçka nga vetja për Shqipërinë. Që të jemi të qartë me ligj e zakon, as ata nuk janë populli, as ne këtu nuk jemi. Të gjithë jemi vetëm pjesë e tij. As unë që e kam me vulë e firmë mandatin, s’e kam tagrin të them në emër të popullit atë që mund ta thotë vetëm populli…” u shpreh Rama.
Foli për rrotacion, por kërkon mandat qeverisës edhe pas vitit 2029. Në një takim me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste dhe kryetarët e komisioneve parlamentare, kryeministri sqaroi arsyet, pse sipas tij, duhet të vazhdojë në pushtet.
“Pse kjo parti duhet ta synojë besimin edhe më tutje? Pse duam të qëndrojmë? Jo sepse dimë më shumë se tjerët, jo sepse vetëm ne mundemi ta udhëheqim vendin, as sepse kundërshtarët tanë janë pa kokë, por as sepse jemi të vetëlidhur pas karrigeve të pushtetit. Ka të bëjë me orën ku ndodhet Shqipëria. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet të ketë rrotacion…”, tha ai.
Ai solli para socialistëve shembujt e disa pushtetarëve në botë, që sipas tij, nuk e humbën pushtetin nga dëgjimi, por humbën dëgjimin nga pushteti. “I gjithë lidershipi i partisë, nga sot e tutje duhet të jetojë me sensin e përparësisë”, Rama porosi për fitimin e zgjedhjeve: Makineria jonë elektorale duhet të bëjë transformim jetik
Politikë “Shqipëria, në udhëkryqin e fundit”/ Rama përpara socialistëve: Dera e BE-së nuk rri e hapur në pafundësi, kjo s’është beteja e PS për të mbetur në pushtet
Politikë “Le të këndojnë sa të duan ‘Rama jepe dorëheqjen’”, Kryeministri para Drejtuesve Politikë të PS dhe Kryetarëve të Komisioneve: Misioni ynë do të vazhdojë
Politikë Top Channel

