Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Pas apelit në News24, dy të rinj e sollën me makinë në Tiranë/ Qytetari nga Tepelena sulmon Ramën nga protesta para Kryeministrisë: Jep dorëheqjen, je për burg! (VIDEO)


Qytetari nga Tepelena, i cili u bë viral pas intervistës në News 24 ku deklaroi se nuk mund të vinte në protestë për shkak të mungesës së parave, është sot pjesëmarrës në protestë.

Qytetari nga Tepelena, i cili u bë viral pas intervistës në News 24 ku deklaroi se nuk mund të vinte në protestë për shkak të mungesës së parave, është sot pjesëmarrës në protestë. Nga turma e qytetarëve para Kryeministrisë, qytetari sulmoi Ramën, ndërsa e akuzoi atë për shpopullim të vendit. “Marr rrugën 250 km nga Tepelena. Ju dua me shpirt se jeni njerëz të besës. Tepelena me 7 mijë banorë, sot janë 1500 banorë. Kjo arriti nga një qeverisje makabre e një kryeministri. A i di kryeministri që nuk kemi ca të hamë? Vetëm marrin 5 milionë lekë në muaj. Më thoni sa është kg mishit?! 15 mijë lekë. Djathi e bulmeti i shtrenjtë, po nafta sa është? Respektin më të madh keni. Rama jep dorëheqjen, Rama në burg”, mbylli mesazhin e tij tepelenasi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta