Lajme Zone
Pas 5 orësh debate/ 'Ligjet' miratojnë me 8 vota pro draftin e PS për hartën e re territoriale, opozita ikën: Reformë e njëanshme! Shtohen 6 qytete të tjera
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Pas 5 orësh debate/ 'Ligjet' miratojnë me 8 vota pro draftin e PS për hartën e re territoriale, opozita ikën: Reformë e njëanshme! Shtohen 6 qytete të tjera

“Territorialja” e kaloi edhe hallkën e fundit procedurale përpara se t’i përcillet për miratim të enjten seancës plenare. Projektligji i mazhorancës për hartën e re territoriale me 46 bashki nga 61 aktualisht u miratua vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita pas më shumë se 5 orësh debat e bojkotoi mbledhjen. Socialistët i dhanë “dorën e fundit” para kalimit në seancë plenare me disa amendament

“Territorialja” e kaloi edhe hallkën e fundit procedurale përpara se t’i përcillet për miratim të enjten seancës plenare. Projektligji i mazhorancës për hartën e re territoriale me 46 bashki nga 61 aktualisht u miratua vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita pas më shumë se 5 orësh debat e bojkotoi mbledhjen. Socialistët i dhanë “dorën e fundit” para kalimit në seancë plenare me disa amendamente në momentin e fundit. Hartës së re i shtohen edhe 6 qytete të reja, duke e çuar numrin e tyre nga 71 në 77 në total, njësi të cilat sipas qeverisë me ndryshimet që do të bëhen në ligjin për vetëqeverisjen vendore do të kenë kompetenca të veçanta. LEXO edhe...Deputetja e PD filmon me celular te ‘Ligjet’, Komici: 5 demokratë të qelbur! Çapja: Turp të kesh! Strazimiri: Kërko falje! (VIDEO) Në qarkun Shkodër shtohen 2 njësi statusin e qytetit, Kastrati në Malësinë e Madhe dhe Bushati në bashkinë e Vaut të Dejës. Dy qytete të reja i shtohen edhe qarkut të Dibrës, Ulza në Mat dhe Krasta në bashkinë e Bulqizës. Miloti do të mbajë statusin e qytetit në bashkinë e Kurbinit, duke ndryshuar propozimin fillestar për qarkun e Lezhës. Edhe qarku i Tiranës pëson një ndryshim, njësia administrative e Golemit në Kavajë do të mbajë tashmë statusin e qytetit. Para procesit të votimit, për 5 orë me radhë debatet kanë qenë të forta mes mazhorancës dhe opozitës. PD ngulmoi në propozimin e saj për të bashkuar të dyja nismat, ndërsa reformën që po shkon drejt miratimit e cilësuan të njëanshme dhe tërësisht politike. Alizoti: Ky është një qëllim elektoral. S’mund të bëni një hartë territoriale që nuk e duan njerëzit. Sa herë që duhen vota, nuk mund të bëhen reforma”, Blushi: Çfarë po votoni sot? Përse nuk keni kurajon të dilni nga një urdhër kriminal që do t’u marrë në qafë të gjithëve? Dhe çdo vendimmarrje ka për t’ju përndjekur gjithë jetën Bylukbashi: Jemi në përfundimin e Kushtetutës dhe të interesit të qytetarëve. Është depozituar propozimi i PD-së për një ndarje tjetër administrative. Kemi kërkuar që të bashkohen Manja: Ne mendojmë se ky projektligj që ka ardhur sot respekton në frymë dhe në gërmë nenin 13 dhe 108 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe rregulloren e Kuvendi Mazniku: Bashkitë e reja do të kenë shumë herë më shumë kapacitete për të ushtruar funksionet e tyre. Askush nuk ka pasur mundësinë të tregojë emrin e një shërbimi që u largohet njerëzve. Në tërësi drafti nuk prek nivelin e parë të qeverisjes vendore, qarkun, ndërsa 15 bashki aktuale do të bashkohen me bashki të tjera duke formuar njësi më të mëdha territoriale, 46 bashki gjithsej. Pas miratimit në komision, reforma territoriale, tashmë e amenduar nga vetë socialistët pritet të miratohet të enjten në seancë plenare ku kërkon 84 vota. Qytetet që shtohen:Në qarkun Shkodër shtohet qyteti i Kastratit në Bashkinë Malësia e MadheNë qarkun Shkodër shtohet qyteti i Bushatit në Bashkinë e Vaut të DejësNë qarkun Dibër shtohet qyteti i Ulzës në Bashkinë MatNë qarkun Dibër shtohet qyteti i Kastës në Bashkinë BulqizëNë qarkun Lezhë shtohet qyteti Milot në Bashkinë KurbinNë qarkun Tiranë shtohet qyteti i Golemit në Bashkinë Kavajë Ora 20:52 Deputetja e PD filmon me celular te ‘Ligjet’, Komici: 5 demokratë të qelbur! Çapja: Turp të kesh! Strazimiri: Kërko falje! (VIDEO) Përdorimi i celularit nga deputetja e PD, Klodjana Çapja, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, solli në një përplasje të ashpër mes saj dhe Olsi Komicit, që më pas përdori shprehjen “5 demokratë të qelbur.”Gent Strazimiri mbështeti kolegen duke i thënë Komicit t’i kërkonte falje, ndërsa kryetari Ulsi Manja u përpoq të vendoste rregull.Ulsi Manja: O zoti Komici, po ç’rëndësi ka?Olsi Komici: 5 demokratë të qelbur!Klodjana Çapja: Kujt i thua të qelbur ti?! Të kesh turp se je edhe deputet Kuvendi. Turp të të vijë!Olsi Komici: Turp të të vijë, nxjerr telefonin e filmon aty! (e dregon me telefonin e tij).Klodjana Çapja: Turp të të vijë ty! Kryetar, e dëgjon fjalorin e këtij, që thotë “deputet i qelbur”? Asnjëri s’më nxjerr përjashta, aq më pak ti!Olsi Komici: Del me telefon kështu.Gjin Gjoni: Ç’ka problemi? Ti ke qëndrimin tat.Olsi Komici: Veprim i ulët.Ulsi Manja: Z. Komici, ju lutem. A ka mundësi të më lini? Kthehuni në normalitet të seancës. Zoti Gjoni nuk kam nevojë për avokat.Gjin Gjoni: A do drejtosh seancën? Ka filluar Parlamenti.Ulsi Manja: Nëse ke orar për të shkuar në seancë, shko. Zonja deputete, mbledhja është e hapur, ju mund të filmoni çdo gjë, por etikë nuk është. Vota jonë është publike, edhe votimi është i hapur. Ti je deputete e Shqipërisë dhe ka ca rregulla bashkëjetese në komision, përtej forcave që përfaqëson.Gent Strazimiri: Problem etik nuk ka nëse mban telefonin hapur dhe filmon. Problem etik është që ky që kam unë përballë të thotë “5 demokratë të qelbur”. Tani kërkohet falje publikisht për gjënë. Ja ku jemi të gjithë bashkë, ajo e çon ku të dojë telefonin dhe, nëse ti e ke problem, i dal unë për zot. Ty nuk të takon të flasësh ashtu me një zonjë. Ja ku jemi këtu, jemi të gjithë bashkë. Nuk provokon, një mashkull që ia mban telefonin një femre është provokim. Një femër që filmon votimin nuk është problem.-Turp!Gent Strazimiri: Turpi është i joti.-S’është etike!Gent Strazimiri: Ja aty i filmuar je, nëse ke turp, ndërroni votën më mirë. Pres të më kërkojnë falje për fyerjen që u bë, Ulsi. Të shënohet në proces-verbal. Klodiana hap telefonin filmo, fillo që tani.Ulsi Manja: Të lutem, duro se do të ta jap fjalën. Nuk ju mbaj me zor këtu. Z. Komici, fjalën e keni ju dhe pastaj kalojmë në votim.Olsi Komici: Në lidhje me sa u shpreha, i kërkoj falje vetëm zotit Mehdi Leka aty, bashkëpatriotit tim se të tjerët nuk i njoh, përveç disave me disa patrulla që nuk e di çfarë përfaqësojnë. Jam i denjë dhe kam aq burrni sa të përfaqësoj gjithsecilin prej tyre, që më ka votuar. Share Ora 18:03 ‘Fatura e kripës, keni përdhunuar Kushtetuesen’- Manja përplaset me Strazimirin për Territorialen: Ti e di shumë mirë që qyteti ka edhe fshat Deputeti demokrat Gent Strazimiri dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, u përplasën në Komision, gjatë diskutimeve për propozimin e PS për hartën e re territoriale.Strazimiri tha gjatë fjalës së tij se mazhoranca socialiste ka ‘përdhunuar’ Gjykatën Kushtetuese dhe prandaj sipas tij, kjo gjykatë nuk reagon për heqjen e komunave.Ndërkohë Manja tha se qyteti ka edhe fshat rreth e rrotull, duke nënkuptuar sipas tij, që administrata e qyteteve që do të dalin pas miratimit të ‘Territoriales’ do të kryejë funksionet edhe për fshatrat rrotull.Strazimiri: Reformë me 4 nene vetëm ju mund të bëni, fatura e kripës, bravo. Sot, të lutem qetësi nëse mundesh, taksirat e ke! Gjykata Kushtetuese që keni përdhunuar ju, thotë që nuk ka asnjë rëndësi. Kushtetuta thotë Komuna. Gjykata Kushtetuese thotë mund të mos ketë komuna. 9 anëtarë të Kushtetueses, vetëm njëri e kaloi vetingun, doli me faqe të bardhë.Manja: Unë vërtët e drejtoj këtë Komision, më parë jam deputet pastaj kryetar. Ju jeni kthyer 20 herë, e kemi patur diskutim konstruktiv debatin e kësaj reforme. Ti e di shumë mirë që qyteti ka edhe fshat. Ka qenë një parrull ‘fshati rrethon qytetin’ dhe ju ka lënë shije të hidhur. Share Ora 15:39 Territorialja/ Mazniku te ‘Ligjet’: Bashkitë e reja do të kenë shumë herë më shumë kapacitete për të ushtruar funksionet e tyre, s’ka largim të shërbimeve nga qytetarët Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, ka shpjeguar te Komisioni i Ligjeve detaje nga propozimi i PS për ndarjen e re territoriale.Mazniku tha gjatë fjalës së tij bashkitë e reja do të kenë shumë herë më shumë kapacitete për të ushtruar funksionet e tyre.Sipas Maznikut, shërbimet jo vetëm që nuk largohen nga qytetarët, por përmes krijimit të konceptit të qyteteve, që sipas propozimit të PS e shton numrin në 71 qytete, e afron në shumë raste strukturën administrative me qytetarët.“Propozimi u ndërtua mbi evidencat e raportit të komisionit të posaçëm. Pavarësisht se opozita nuk prezantoi një raport, ekspertët e pajtuar nga Kuvendi i depozituar Kuvendit një raport të detajuar, bazuar në kritere, fakte, numra e analiza. Kemi ndërtuar një seri kriteresh, që janë kërkesa ligjore që një reformë duhet t’i kalojë. Mbi to analizuam çdo mendim që erdhi nga bashkitë, Këshillta, banorët dhe bazuar në këtë koncept është ndërtuar reforma që po propozojmë sot. Elementi thelbësor është që i është lënë Kuvendit. Është prerogativë e Kuvendit ndarja administrativo-territoriale. Në të gjitha rastet është marrë mendimi i banorëve, i këshillave bashkiakë dhe i kryetarëve, brenda të gjitha afateve ligjore. Një pjesë e sugjerimeve janë marrë parasysh. Kur nisemi nga argumentimi i bashkimit, pjesa më e madhe e territoreve që bashkohen kanë qenë dakord me këtë reformë.Njerëzve u është thënë ‘do u iki përfaqësimi, s’do kemi mundësi të përfaqësoheni’. Së pari ashtu siç është tashmë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të marrë në vitin 2015, ajo që Kushtetuta kërkon është që brenda një territori që funksionon si një bashki, njerëzit të kenë të drejtën që të marrin vendimet vet. Ne kemi një mekanizëm më të madh të sigurimit këtu, që i japim mundësinë që përmes mekanizmit të qyteteve, të kemi përfaqësim proporcional të personave që janë brenda atij territori, që të përfaqësohen në Këshillin Bashkiak respektiv. Bashkitë e reja do të kenë shumë herë më shumë kapacitete për të ushtruar funksionet e tyre. Askush nuk ka pasur mundësinë të tregojë emrin e një shërbimi që u largohet njerëzve. Përkundrazi, përmes krijimit të konceptit të qyteteve, i cili e shton numrin në 71 qytete nga propozimi jonë, e afron në shumë raste strukturën administrative me qytetarët”, tha mes të tjerash Mazniku. Share Ora 14:54 ‘Po na vjen për të dhj*rë’- Korreshi ‘lëshon gojën’ te ligjet, i kthehet Manja: Kujdes me gjuhën të lutem, je edhe me mikrofon ndezur Gjatë diskutimit të propozimit të PS për hartën e re territoriale në Komisionin e Ligjeve, deputeti demokrat Saimir Korreshi ‘lëshoi’ gojën teksa po diskutonte me përfaqësuesit e mazhorancës. Reagimi i deputetit erdhi pas një ndërhyrjeje nga Zegjine Çaushi.Gjuha e përdorur prej tij, u dënua nga kryetari i Komisionit, Ulsi Manja, i cili e cilësoi si të papërshtatshëm fjalorin e Korreshit.Korreshi: Tani me gjithë këto ndërhyrje, sepse unë nuk ju ndërhyra, tani po na vjen për të dhjerë tani.Manja: Të lutem kujdes me gjuhën. Të lutem zoti Korreshi. Me mikrofon ndezur ky lloj fjalori. Edhe fjalët që nxjerrin deputetët nga goja do i dërgoj unë aty?Korreshi: Shumë kollaj them ‘falje’. Sepse është burrnore që të mos nxjerrësh fjalë për kolegët që nuk janë këtu. Unë Ana Nakon dhe Antoneta Dhimën as i kam përmendur e as po i përmend. Sepse them që janë kolege të nderuara. Share Ora 14:42 Territorialja/ Korreshi te ‘Ligjet’: Mileti të dëgjohet me referendum! Bashkitë sot janë kthyer në varreza, në vende pleqërimi Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka kundërshtuar në Komisionin e Ligjeve në Kuvend propozimin e PS për hartën e re territoriale.Gjatë fjalës së tij, Korreshi tha se një bashki e madhe si Divjaka dhe me performancë pozitive ekonomike, nuk ka pse të shkrihet.Teksa kërkoi referendum për Reformën e re Territoriale, Korreshi tha se harta e re rrezikon shpopullimin e mëtejshëm të Shqipërisë. Sipas Korreshit, sot Bashkitë janë kthyer në varreza.“Fshati me qytetin nuk puthen fare, as sahatet nuk i keni vënë me kuti, por i keni lënë në kanal. Një bashki e madhe si Divjaka ekonomikisht performon mirë, nuk e kuptoj zellin që të bashkohet me Lushnjën ku dhe pse?Në Lushnjë nuk ofrohet shërbim, atij nuk i bie ndërmend për Divjakën, nuk do të ketë më shërbim. Nuk është reformë, u rritën shpenzimet dhe punësimet në vend që të ulen. Ndoshta hera e parë që ky milet të dëgjohet me një referendum. Në Divjakë nuk kishte roje për plazhistët dhe hapi gropa të mëdha bashkia që të mos kalohej perimetri, se nuk kishte lekë, ama para zgjedhjeve ka kontrata punësimesh 3 mujorshe. Ka ca njerëz që nuk po lefin se duan PD apo PS, por duan shërbime, duan transport por bashkia e Lushnjes nuk e ofron këtë gjë. Ne po na ikin edhe asetet. Bashkitë janë kthyer në varreza, në vend pleqërimi, të gjithë fëmijët nuk kthehen më, të punojnë në bashkinë Lushnjë për 500-600 mijë lekë. Kur dëgjojmë këtë reformë me 4 nene, na vjen për gjumë, të mos them ndonjë gjë tjetër, se na tërhoqët vëmendjen”, tha Korreshi. Share Ora 13:40 Territorialja/ Manja: Projektligji respekton frymën kushtetuese! Ndoja: Ulsi, je në vështirësi! Kemi qenë bashkëvuajtës, ishim konviktorë të dy, por s’kemi pasur marrëdhënie Opozita dhe mazhoranca janë përfshirë në debate në Komisionin e Ligjeve, ku po shqyrtohet propozimi i PS për hartën e re territoriale.Kryetari i Komisionit të Ligjeve, deputeti Ulsi Manja, tha se projektligji i PS për Reformën Territoriale respekton frymën kushtetuese.Manja tha gjithashtu se pasi të miratohet projektligji për ‘Territorialen’, do të vijë një paketë ndryshimesh ligjore për funksionet, autonominë dhe kompetencat e bashkive.Në përfundim të fjalës së tij, Manja tha se i përlqente debati juridik me deputetin demokrat Arjan Ndoja, pasi të dy sipas tij, janë me formim të njëjtë profesional dhe kanë punuar në të shkuarën si prokurorë.“Ne mendojmë se ky projektligj që ka ardhur sot respekton në frymë dhe në gërmë nenin 13 dhe 108 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe rregulloren e Kuvendit. Ama për një gjë duhet të biem dakord të gjithë. Që kjo është një çështje që gëzon parimin e gjësë së gjykuar. Ka vajtur në Gjykatën Kushtetuese me kërkesën tuaj në vitin 2014, me kërkesën e 1/5 së deputetëve të opozitës së kohës dhe në një seancë plenare të datës 9 dhjetor 2014 Gjykata Kushtetuese i ka marrë nën shqyrtim në mënyrë shteruese 4 pretendime.Me vendimin nr 19 të datës 15 prill 2015, Gjykata Kushtetuese me shumicë votash ka vendosur rrëzimin e kërkesës, me arsyetimin se bashkimi ose ndryshimi i kufijve të njësive vendore, nuk cenon vetëvetiu vetëqeverisjen vendore. Kjo do të thotë se pretendimet për antikushtetutshmëri të këtij procesi, nuk janë të bazuara. Unë bashkohem me ju në një pikë, po është reformë shumë e rëndësishme. Nëse kemi një shqetësim decentralizimin, autonominë, funksionet, kompetencat, por edhe buxhetimin e bashkive, jam plotësisht dakord që pasi të votohet ky projektligj, patjetër që do vijë paketa e ndryshimeve sa i takon këtyre çështjeve që ju ngrini.Sepse janë pjesë përbërëse e asaj pakete që shoqëron hartën territoriale, nuk mund të vijë më parë. Me reformën e 2014-ës ka shumë njësi administrative që kanë distanca shumë më të largëta sesa ato që përmenden me qendrat e bashkive respektive dhe reforma ka qenë sukses në këtë drejtim. Më pëlqen debati juridik me zotin Ndoja, edhe për shkak të begraundit dhe formimit që jemi të dy si ish-prokurorë, sepse jurist jemi të gjithë në këtë komision”, tha Manja.Ndërkohë deputeti Ndoja sqaroi në Komision me Ulsi Manjën kishin qenë të dy ‘bashkëvuajtës’ dhe konviktorë. Ai shtoi se nuk kishte pasur kurrë marrëdhënie me Manjën, por vetëm se kanë ndjekur të njëjtin rrugëtim.Në përfundim ai i tha Manjës se deputeti socialist nuk duhet të ndërhynte pas fjalës së çdo anëtari opozitar në Komisionin e Ligjeve.“Për publikun e gjerë, ne jemi bashkëvuajtës, kemi pas të njëjtin rrugëtim, kemi qenë konviktorë të dy. As kemi dhënë e as kemi marrë nga njëri-tjetri. Kemi pasur të njëjtin rrugëtim në jetë, edhe ti ke punuar prokuror, edhe unë. Ti bën një përmbledhje, e cila herë pas here të takon edhe si anëtar komisioni, por jo si kryetar komisioni.Ti bën kundërshtime edhe si deputet, por duke pasur kaq shumë personalitete PS në Komision për çështjet ligjore dhe administratën publike, ti nuk mund të ndërhysh sa herë flet secili prej deputetëve të opozitës, sepse e para ta kanë dhënë, s’kanë çfarë të të japin më tepër në Komisionin e Ligjeve PS, të kanë bërë kryetar komisioni.Po do ishin anëtarët e tjerë të nderuar të Komisionit, që secili me aftësitë e tij të posaçme në këtë fushë, siç është e drejta, do bënin kundërshtimet përkatëse të argumentave tona. Ti ndërhyn për çdo diskutim tonin. Prandaj thonë edhe njerëzit ‘ça ka Ulsiu?’. Ulsiu është në pozicion të vështirë. Ose ke marrë barrën e krejt ekipit, ose s’të pëlqejnë mendimet tona”, tha mes të tjerash Ndoja. Share Ora 12:51 Komisioni i Ligjeve/ Bylykbashi: ‘Territorialja’ cenon Kushtetutën dhe interesin qytetar! Alizoti: Reforma e propozuar nga PS ka qëllime elektorale Deputetët e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe Tomor Alizoti kanë kundërshtuar ashpër në Komisionin e Ligjeve propozimin e PS për ndjarjen e re territoriale.Bylykbashi tha gjatë fjalës së tij se Reforma Territoriale sipas propozimit të PS, është shkelje e Kushtetutës dhe e interesit të qytetarëve.Ai e cilësoi propozimin e PD për ‘Territorialen’ shumë më të mirë se ai i PS, ndërkohë që akusoi Kuvendin se në mënyrë të qëllimshme pengon iniciativën legjislative të opozitës.“Jemi në përfundimin e Kushtetutës dhe të interesit të qytetarëve. Është depozituar propozimi i PD-së për një ndarje tjetër administrative. Kemi kërkuar që të bashkohen, ndërsa ju keni refuzuar që të bashkohen 2 proceset në një të vetme. Sigurisht që kjo është një cenim tjetër jo thjeshtë i procesit legjislativ. Sepse mundet të jeni përpjekur ta respektoni te gërma, por asaj që është thelbi. Kemi një propozim i cili është shumë më i mirë se ai që keni ju. Megjithatë kjo t’i lihet për gjykim deputetëve, por edhe të çohet për konsultim, të merret opinioni i njësive përkatëse. Ndërkohë kemi kërkuar edhe vlerësim nga Kongresi i Autoriteteve Vendore e Rajonale i Këshillit të Europës. Të gjitha këto i keni refuzuar se nxitoni. Kuvendi i Shqipërisë në mënyrë të qëllimshme pengon iniciativën legjislative të opozitës, që ajo të konsultohet dhe të vijnë qëndrimet e komuniteteve dhe pushteteve vendore lidhur me këtë propozim”, tha mes të tjerash Bylykbashi.Nga ana tjetër, deputeti Tomor Alizoti tha se nuk mundet që një nismë deputetësh të heqë dëshirën e njerëzve që jetojnë në bashkitë që ‘shkrihen’ sipas propozimit të PS, për të zgjedhur sipas vullnetit të tyre.Duke iu drejtuar mazhorancës socialiste, Alizoti tha se PS nuk mund të përdorë forcën e shumicës për të realizuar gjithçka.Në përfundim Alizoti u shpreh se propozimi i PS për hartën e re territoriale ka qëllime elektorale. Sipas tij, sa herë që PS-së i duhen vota, ata bëjnë një Reformë të re Territoriale.“Një reformë kaq e rëndësishme siç është Reforma Territoriale do kohë. Sepse flitet për territorin e njerëzve. Nuk mundet një nismë deputetësh të heqë dëshirën e njerëzve që jetojnë atje. Nëse Këshilli Bashkiak i Prrenjasit apo edhe i të tjerave del kundra, si mund ta anashkaloni këtë? Sepse thelbi i demokracisë ka bazë konsensusin. Ju s’mund të ushtroni forcën e shumicës, për të realizuar gjithçka. Dhe sillni këtu çdo lloj planesh. Si mund ta merrni me forcë një zonë, duke i hequr të drejtën. Ky është një qëllim elektoral. S’mund të bëni një hartë territoriale që nuk e duan njerëzit. Sa herë që duhen vota, nuk mund të bëhen reforma”, tha Alizoti. Share Ora 12:26 Territorialja/ Blushi te ‘Ligjet’: Urdhër kriminal, ndërprisni mbledhjen ose deklaroni që jeni pengje të Ramës! Manja: Po ti ça elektorati ke? Kujt i flet, vetes? (VIDEO) Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, janë përfshirë në debate të forta sot në Komision, ku po shqyrtohet ndarja e re territoriale.Blushi teksa kundërshtoi propozimin e PS për Reformën Territoriale, i kërkoi Manjës që ta ndërpriste mbledhjen.Tedi Blushi tha se PS nuk ka mandat që të marrë vendime për të detyruar banorë e familje për të përshkruar kilometra të rrugë dhe për të shpenzuar më shumë.Debati me Manjën nisi kur Blushi i kërkoi deputetit socialist që të ndërpriste mbledhjen, pasi sipas tij, edhe nëse nuk e bënte, nuk do i shtoheshin pikë te Edi Rama.“Çfarë po votoni sot? Përse nuk keni kurajon të dilni nga një urdhër kriminal që do t’u marrë në qafë të gjithëve? Dhe çdo vendimmarrje ka për t’ju përndjekur gjithë jetën. Do ju përndjekë në rrugë, do ju përndjekë në punë dhe në çdo vend tjetër. Ndërpriteni këtë mbledhje. Nëqoftëse jeni pengje të Edi Ramës, më mirë deklarojeni këtu, sepse do shpëtoni. S’mund të rrini gjithë jetën peng, sepse jeni mes dy zjarreve tani. Këtë protestues do ju përndjekin gjithë jetën. Ju s’keni mandat të merrni vendime për banorë e familje që i detyroni tani që jo vetëm të përshkruajnë kilometra rrugë, por edhe të shpenzojnë më shumë. Kush j’ua ka dhënë këtë mandat, Edi Rama? Fakti që më ndërpret nuk t’i shton pikët te Edi Rama. Ju e shikoni këtë si çështje pikësh, unë e shoh si çështje kombëtare. Ndërpriteni këtë mbledhje, sepse nuk do ju mbrojnë as makinat me xhama të zinj dhe as Garda e Republikës”, tha mes të tjerash Blushi.Ndërkohë Manja iu përgjigj se nuk kishte nevojë për pikë në mandatin e katërt të PS, teksa ironizoi Blushin duke i thënë ‘po ti çfarë elektorati ke? Kujt i flet, vetes’.“Po jo mor çfarë pikësh, s’kam nevojë për pikë unë në mandatin e katërt. Pikë të duhen ty o Blush, pikë të duhen ty, sepse t’i flet për socialistët, por ti çfarë elektorati ke? Kujt i flet ti, vetes”, tha Manja. Share Ora 12:09 Territorialja te Ligjet, Shehu-mazhorancës: Po shkelni parimet europiane dhe po cenoni demokracinë! Ky është shkatërrim i historive qindra vjeçare (VIDEO) Në Komisionin e Ligjeve po shqyrtohet propozimi i PS për hartën e re territoriale, i cili nëse merr miratimin sot, do të kalojë në seancë plenare në Kuvend të enjten në 8 tetor.Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, e ka kundërshtuar propozimin për ‘Territorialen’ te ‘Ligjet’, ku tha se mazhoranca po përshpejton procedurat, me qëllim që të anashkalojë propozimet e qytetarëve dhe kundërshtitë e Këshillave bashkiakë që kundërshtojnë ndarjen e re.“Ju thoni do të miratojmë në parim dhe nen për nen këtë projektligj kaq të rëndësishëm. Si është e mundur? A mund të miratohen sot nen për nen dhe në parim për të gjitha bashkitë dhe pastaj në tërësi? Unë them se këtu kemi një shkelje të rëndë të procedurës. Si mund të mendohet që brenda 2-3 orësh ne të bëjmë me një procedurë të tillë rrufe, të kalojmë gjithë këta elementë? Kur këto janë kaq të diskutueshme nga ana proceduriale. Unë di të tre vendimet e Këshilleve të bashkive të Gjirokastrës, që kundërshtojnë propozimin. Ne jemi në një procedurë rrufe sot dhe kërkojmë të mbyllim hesapin”, tha mes të tjerash Shehu.Më tej Shehu tha se mazhoranca s’mund të shkatërrojë një histori qindra vjeçare me një të rënë të lapsit.Në përfundim Shehu theksoi se me mënyrën sesi mazhoranca po vepron për Reformën Territoriale, po shkel parimet europiane dhe po cenon demokracinë.“Unë mendoj se nga ana proceduriale ne nuk mund ta pranojmë këtë gjë pa një diskutim serioz dhe pa një analizë nga ana proceduriale të elementëve ekonomikë e historikë. S’mund t’i biem me një kalem të shkatërrojmë historira qindra vjeçare. S’po na rri njeri nga pas. Unë mendoj që të qetësohemi dhe ta marrim ngadalë, jo me këtë yrrysh që është marrë për të shkelur parimet europiane dhe demokracinë shqiptare”, shtoi Shehu. Share Ora 11:35 ‘Ligjet’ shqyrtojnë sot propozimin e PS për hartën e re territoriale, banorë nga disa bashki që shkrihen, protestë para Kryesisë së Kuvendit: S’e shuani dot identitetin tonë (VIDEO) Një grup banorësh nga disa prej Bashkive që preken nga ndarja e re Territoriale e propozuar nga Partia Socialiste, u mblodhën sot sërish përpara kryesisë së Kuvendit, ku Komisioni i ligjeve do duhet të miratojë projektin që i redukton nga 61 në 46, bashkitë e vendit.Në pankartat që mbanin në duar, protestuesit kundërshtonin shkrirjen e Bashkive të Memaliajt, Fushë Arrëzit, Poliçanit dhe Selenicës. Ndërsa dy të para janë bashki që drejtohen nga Partia Demokratike, Poliçani dhe Selenica, kanë kryebashkiakë socialistë.‘Poliçani nuk negociohet’, ‘mos e prekni Selenicën’, ‘nuk e shuani dot identitetin tonë’, protestuesit i thonë ‘jo’ ndryshimeve për ‘Territorialen’, thuhej nw pankarta.Mes protestuesve u shfaq dhe kryebashkiaku demokrat i Fushë Arrëzit, Hil Curri.Nëse propozimi do të marrë miratimin te Komisioni i Ligjeve, atëherë projektligji i kalon për miratim Kuvendit në seancën plenare të ditës së enjte, në datë 8 tetor. Share R.Xh/E.H/ReportTv.al arbian mazniku oerd bylykbashi ULSI MANJA reforma territoriale kuvend Komisioni i ligjeve PS PD Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.4% Jo 21.8% Nuk e di 6.8% Vota total: 2416 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?