Lajme Zone
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Pas 3 dekadash në arrati, i dënuari për 3 vrasje ekstradohet nga SHBA në Tiranë! Momenti kur mbërrin me pranga në Rinas (VIDEO)


Aktualisht në ngarkim të Sokol Hoxhës është vënë një dënim prej 25 vitesh nga gjykatat e vendit tonë për vrasjen e 2 vëllezërve në Patos, teksa edhe Belgjika e kërkon për të vuajtur dënimin e vrasjes së Brunilda Dervishit.

Sokol Hoxha, autor i tre vrasjeve në vitin 1997, është ekstraduar nga SHBA drejt Shqipërisë dhe ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit mëngjesin e sotëm. Aktualisht në ngarkim të tij është vënë një dënim prej 25 vitesh nga gjykatat e vendit tonë për vrasjen e 2 vëllezërve në Patos, teksa edhe Belgjika e kërkon për të vuajtur dënimin e vrasjes së Brunilda Dervishit. Pasi kreu vrasjen e dyfishtë në vendin e tij të lindjes, Hoxha u arratis, duke u fshehur fillimisht në Greqi dhe më pas duke u zhvendosur në Belgjikë. LEXO EDHE:I pashqetësuar dhe pa pranga në duar, pamje nga momenti i ekstradimit të vrasësit të 3-fishtë, Sokol Hoxha (VIDEO) Sipas hetimeve shumëvjeçare të agjencive më të mëdha të zbatimit të ligjit në Europë dhe jo vetëm, aktiviteti kryesor i Sokol Hoxhës në Belgjikë ka qenë prostitucioni. Madje edhe vrasja e kryer në këtë vend lidhet ngushtë me këtë aktivitet gjithashtu të paligjshëm. Dyshohet se Sokol Hoxha kishte sajuar një martesë me Brunilda Dervishin, por ai e shfrytëzonte për prostitucion, derisa e qëlloi për vdekje në një bar në Bruksel. Po ashtu dyshohet se arsyeja e kësaj vrasjeje kishte qenë kundërshtia e viktimës për t’iu bindur Hoxhës në tentativën e tij për ta shfrytëzuar. Ndërkohë pas vrasjes në Belgjikë, ai u largua fillimisht drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe më pas drejt SHBA-ve, ku qëndroi i fshehur për shumë vite. Njoftimi i Policisë: Deportohet në Shqipëri, një shtetas i dënuar për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë. Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të Ambasadës Amerikane në Tiranë, Departamentit të Policisë Kriminale/Njësisë së Hetimeve të Përbashkëta, Interpol Tiranës, Interpol Uashingtonit, Interpol Mançesterit dhe Interpol Brukselit, në kuadër të operacionit të koduar “Globi”, u finalizua procedura për deportimin në Shqipëri, të shtetasit të arrestuar në Ohio, më datë 05.05.2026: -Sokol Hoxha, 51 vjeç, lindur në Fier. Ky shtetas, në vitin 2000, është dënuar nga Gjykata e Fierit, me 25 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja”, kryer në bashkëpunim, pasi më datë 30.03.1997, në Patos, Fier, në bashkëpunim me shtetasin D. S., ka vrarë me armë zjarri, shtetasit H. B. dhe I. B. (vëllezër), për motive të dobëta. Gjithashtu, në vitin 2010, është dënuar nga Gjykata e Brukselit, Belgjikë, me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vrasja me dashje”, pasi më datë 29.08.1997, ka vrarë me armë zjarri, në Bruksel, një shtetase shqiptare, të cilën më parë e kishte shfrytëzuar për prostitucion. Deportimi i shtetasit Sokol Hoxha, mëngjesin e sotëm, rezultat i bashkepunimit te vazhdueshem ndërkombëtar policor ndërmjet hetuesve nga Njësia Speciale Policore e Departamentit të Policisë Kriminale (e njohur si Njësia e Përbashkët e Shërbimeve Investiguese), e cila punon ngushtë me Njësitë e Hetimeve Ndërkombëtare Kriminale DSS/OCIU në Ambasadën Amerikane në Tiranë, si dhe me Marshallët Amerikanë dhe me ICE-ERO në ShBA. Policia e Shtetit është maksimalisht e angazhuar dhe e vendosur për të qëndruar përkrah partnerëve amerikanë për hetime të përbashkëta dhe në veçanti për rastet e shtetasve në kerkim që i fshihen sistemeve të drejtesise të të dyja vendeve. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 10:41 I pashqetësuar dhe pa pranga në duar, pamje nga momenti i ekstradimit të vrasësit të 3-fishtë, Sokol Hoxha (VIDEO) Kanë dalë pamjet nga ekstradimi nga SHBA drejt Tiranës gjatë ditës së sotme të Sokol Hoxhës, autorit të tre vrasjeve në vitin 1997.Në pamjet e publikuara nga Policia, Sokol Hoxha duket i pashqetësuar në momentin që zbret nga avioni në Rinas, madje nuk ka as pranga në duar.Aktualisht në ngarkim të tij është vënë një dënim prej 25 vitesh nga gjykatat e vendit tonë për vrasjen e 2 vëllezërve në Patos, teksa edhe Belgjika e kërkon për të vuajtur dënimin e vrasjes së Brunilda Dervishit.Pas vrasjes në Belgjikë, ai u largua fillimisht drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe më pas drejt SHBA-ve, ku qëndroi i fshehur për shumë vite. R.Xh/Shqiptarja.com Share R.Xh/SI.E./Shqiptarja.com TAG: sokol hoxha ekstradim SHBA rinas shqiperi brunilda dervishi Komente Komento Gjykatesi: 06/08/2026 09:09 2 vrasje dhe vetem 25 vjet? Plus nje vrasje tjeter? Plus ky vetem krime di te bej, si mund te lihet i lire prap ky person? Përgjigju Or tej: 06/08/2026 08:50 Heret qekan kujtu per ta kape or teeeejjjjj Përgjigju Sondazhi i ditës:

5 Gusht, 13:27

GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35% Jo 60.3% Nuk e di 4.8% Vota total: 1258 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?