Pamje nga vendngjarja Dyshohet se autorët kishin studiuar më herët argjendarinë, përdorën rrugicat për të shmangur kamerat dhe u larguan nga i njëjti itinerar pasi grabitën bizhuteri me vlerë mbi 1.5 milionë lekë. Zbardhen detaje të reja nga grabitja e argjendarisë "Luani" në Paskuqan, ndërsa Komisariati i Policisë nr. 5 vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Raportohet se, dy grabitësit, të maskuar, kanë ndjekur të njëjtin itinerar si gjatë mbërritjes në argjendari, ashtu edhe pas largimit nga vendi i ngjarjes. Nga verifikimi i pamjeve të kamerave të sigurisë rezulton se ata kanë lëvizur nëpër rrugicat periferike të Kamzës, duke shmangur rrugët kryesore për të mos u identifikuar.
Hetuesit dyshojnë se autorët e njihnin mirë zonën dhe se grabitja ishte planifikuar me kujdes. Një nga pistat që po verifikohet është se njëri prej tyre mund të ketë hyrë në argjendari disa ditë më parë, duke u paraqitur si klient, për të studiuar ambientin dhe vendndodhjen e bizhuterive me vlerë.
Gjatë grabitjes, autorët morën vetëm sende floriri, me një vlerë që, sipas të dhënave paraprake, i kalon 1.5 milionë lekët. Gjithashtu, autorët arritën të merrnin rreth 3 milionë lekë cash.
Grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që në organizimin e grabitjes të kenë qenë të përfshirë edhe bashkëpunëtorë të tjerë. Sipas burimeve, autorët nuk kanë lidhje me grabitjen e një argjendarie tjetër në Kamëz, të ndodhur më 16 maj, pasi personat e dyshuar për atë ngjarje janë arrestuar.
detaje paskuqan Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Aksident në autostradën Fier-Lushnjë, plagoset një person 6 Gusht 2026, 10:4710:47Kronike I dënuar për tre vrasje, publikohen pamjet kur Sokol Hoxha mbërrin në Shqipëri 6 Gusht 2026, 10:3310:33Kronike I kërkuar për tre vrasje, Sokol Hoxha ekstradohet nga SHBA në Shqipëri 6 Gusht 2026, 07:5507:55Kronike Aksident i rëndë në Durrës, një person përplaset për vdekje 5 Gusht 2026, 22:3522:35Kronike Përplasja me makinën e hodhi 50 metra në ajër, aksidentohet për vdekje shqiptari në Itali! 5 Gusht 2026, 19:1019:10Kronike Shqiptari dhunohet brutalisht në Itali, një i arrestuar dhe një tjetër në kërkim 5 Gusht 2026, 18:3218:32Kronike

