Partizani U-19 vijon me hapa të sigurt aventurën europiane! Skuadra e të rinjve të kuq ka triumfuar me rezultatin e pastër 4-0 ndaj Valletta U-19 në ndeshjen e kthimit të UEFA Youth League, të zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë, duke siguruar kualifikimin në raundin e dytë. Protagonistë të suksesit ishin Leshaj (43’), Caushi (45+1’), Rrenga (53’) dhe Hyseni (68’), të cilët vulosën një fitore bindëse për skuadrën kryeqytetase. Edhe pse Partizani mbeti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Malit në minutën e 58-të, kjo nuk e pengoi ekipin të ruante epërsinë dhe të festonte një tjetër sukses. LEXO edhe...DigitAlb, një ofertë e plotë për adhuruesit e futbollit Pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë, të kuqtë e mbyllën përballjen me rezultatin e përgjithshëm 6-0, duke dhënë një sinjal të fortë në arenën europiane. Tashmë, sfida e radhës për Partizanin U-19 do të jetë ndaj çekëve të Hradec Králové U-19, në raundin e dytë të UEFA Youth League, ku të rinjtë shqiptarë do të kërkojnë të vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt suksesit. Ne.k./ReportTv.al Partizani U19 champions league valletta Komento Komente Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit? Po 21.5% Jo 76% Disi 2.5% Vota total: 2000 Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?

