Partia Mundësia ka njoftuar se llogaria e Instagramit e kreut të saj dhe deputetit Agron Shehaj është bllokuar. Sipas Partisë Mundësia, llogaria është mbyllur pa paralajmërim. Partia pretendon se bllokimi ka ndodhur pas aktivitetit të shtuar të Shehajt në rrjetet sociale dhe e konsideron këtë një rast që ngre shqetësime për lirinë e shprehjes. Në njoftim thuhet se Shehaj po përgatit hapat ligjorë për rikthimin e llogarisë. Partia Mundësia e ka cilësuar rastin si një zhvillim shqetësues, ndërsa deri tani nuk ka një reagim publik nga Instagram lidhur me arsyen e bllokimit.
