Lajme Zone
Partia e Lirisë: Shëndetësia, arsimi e bujqësia 'viktima' të buxhetit
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Partia e Lirisë: Shëndetësia, arsimi e bujqësia 'viktima' të buxhetit

Edhe strehimi është një tjetër mashtrim thotë Xhixho pasi premtohen kredi pa me të cilat blen vetëm 27 m2.

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho thotë se shëndetësia, arsimi e bujqësia janë ndër sektorët më të vjedhur të buxhetit të 2027, që përballen me financime të ulëta dhe mungesë transparence. Edhe strehimi është një tjetër mashtrim thotë Xhixho pasi premtohen kredi pa me të cilat blen vetëm 27 m2. Deklarata e plotë e Xhixhos "Buxheti 2027 – Pabesia e rradhës së një qeverie të korruptuar që godet shtresën e mesme, rrënon bizneset familjare dhe profesionistët e lirë dhe nxit më tej shpopullimin e vendit. LEXO EDHE:Ilir Meta akuza qeverisë për buxhetin 2027: Mashtrim publik, po fryjnë shifrën e buxhetit duke e llogaritur në euro 1. Shëndetësia Në shëndetësi, situata është kriminale për pasojat që prodhon për qytetarët. Shqipëria shpenzon vetëm 3% të PBB-së për shëndetin publik, ndërsa standardi i kërkuar nga BE-ja është rreth 7%. Si pasojë, 50% e shpenzimeve shëndetësore paguhen drejtpërdrejt nga familjet, ndërkohë që qytetarët europianë paguajnë vetëm rreth 15%. Në një kohë kur rezonancat e spitaleve të QSUT-së në Tiranë dhe të Durrësit mbeten jashtë funksionit, sot pacientëve u mbeten vetëm dy alternativa: të paguajnë në spitalet private ose të presin. Buxheti i Shëndetësisë është i pari i vjedhur, pa filluar ende zbatimi i tij. Ministria e Shëndetësisë ka firmosur tashmë projektligjin korruptiv që ish-ministrja Sala nuk guxoi të firmoste. Bëhet fjalë për ligjin sipas modelit tashmë të njohur të KAYO-s, por këtë herë në Shëndetësi, i cili parashikon krijimin e një kompanie shtetërore që do të bashkëpunojë me kompani private dhe do të përqendrojë të gjitha tenderat e prokurimit të barnave, pajisjeve mjekësore për spitalet publike etj. Një skemë korruptive që nuk garanton transparencë dhe konkurrencë, por vetëm kontroll mbi përfituesit e kontratave dhe një sistem vjedhjeje në këtë sektor. 2. Arsimi Arsimi është një tjetër viktimë e këtij buxheti. Shqipëria serusht shpenzon vetëm 2.3% të PBB-së për arsimin, ndërkohë që standardi i kërkuar nga BE-ja është 5% e PBB-së. Nuk ka indeksim pagash për mësuesit dhe pedagogët, nuk plotësohen vendet vakante dhe mungesa e mësuesve ne lendet shkencore do të vazhdojë të thellohet si një gropë në sistemin arsimor. Me këto financime nuk mund të pretendosh arsim cilësor. Do të duhet të manipulosh sërish testet PISA, për të mbetur përsëri në nivelet e frikshme ku 60% e fëmijëve tanë janë analfabetë funksionalë. Gjimnazistë dhe studentë prej muajsh protestojnë edhe për dështimin e sistemit arsimor, por ky buxhet është prova e qartë se nuk ka asnjë reflektim nga kjo qeveri. Në një kohë kur Tirana ka ende 20 shkolla me 2 Turne dhe zona si Fresku , Liqeni Thate etj nuk kanë kopshte dhe shkolla, Ministria e Arsimit ka menduar të ndërtojë një lice në Korçë, një qytet që përballet me shpopullim masiv, ndërkohë që zona ku po ndërtohet po shkatërron natyrën e asaj hapësire. Nga ana tjeter Për studentët, ky buxhet nuk ofron asnjë perspektivë. Një studenti në Shqipëri i duhen mesatarisht 602 euro në muaj për të përballuar shpenzimet e jetesës. Rreth 1 në 6 studentë ka menduar të ndërpresë studimet për arsye ekonomike. Kjo është arsyeja pse të rinjtë nuk shohin të ardhme këtu. Një qeveri që nuk arrin t’u garantojë studentëve mundësinë për të studiuar, por i dhunon barbarisht kur ata dalin të protestojnë në rrugë. 3. Bujqësia Bujqësia vazhdon të mbetet e nënfinancuar, me ndihma qesharake. Mashtrimi më i madh padyshim mbetet premtimi se do të zhbllokoheshin fondet e IPARD-it, por të gjithë jemi dëshmitarë se fondet që duhet të ndihmonin fermerët dhe blegtorët janë ende të bllokuara nga BE-ja për shkak të korrupsionit galopant të kësaj qeverie. Jo vetëm i vodhën fondet e IPARD-it, por u tallën edhe me sektorin e blegtorisë, ku po përgatisin një iniciativë për t’i hapur me ligj rrugë tregtimit të mishit sintetik (mishit të kultivuar në laborator), ndërkohë që Italia fqinje dhe Hungaria e kanë ndaluar, dhe në të njëjtën rrugë janë edhe Franca, Austria e Rumania. Po kë ndihmon një ligj i tillë që qeveria e degraduar e Edi Ramës ka përgatitur? Shëndetin jo se jo, pasi këto produkte kanë qenë objekt i debateve të shumta dhe nuk ka asnjë garanci absolute për efektet afatgjata mbi shëndetin, të cilat, në çdo rast, mbeten të paqarta dhe të pasigurta. Fermerët jo se jo, sepse ky hap shënon varrosjen përfundimtare të një blegtorie që po përjeton ditët e saj më të këqija. Në vend që të mendojnë për subvencionimin e fortë të blegtorisë, kjo qeveri po bën ligje për asgjësimin e saj dhe, bashkë me të, edhe të produkteve shtazore aq të shëndetshme shqiptare. 4. Mjedisi Buxheti për sektorin e mjedisit na sjell një absurditet edhe më të madh, ku janë parashikuar fonde për të ndërtuar landfill-e në Elbasan dhe Fier, pikërisht aty ku janë shpenzuar miliona euro për inceneratorët që nuk funksionojnë. Këto propozime mund t’i parashikojë vetëm një qeveri e korruptuar në çdo qelizë, e cila ende nuk ka zgjidhur problemin e mbetjeve në Shqipëri, sepse nuk ka interes për shëndetin e qytetarëve, por vetëm për të vjedhur qytetarët më të varfër në Europë. 5. Kursi i këmbimit dhe përllogaritjet buxhetore Gjithashtu, kur lexon këtë projektligj, bie në sy fakti që të gjitha përllogaritjet e buxhetimit janë parashikuar ne EURO me kursin 96 lekë per 1 euro ndërkohë që sot, që flasim, kursi është 89 lekë per 1 euro dhe pritet vetëm të përkeqësohet në muajt që vijnë. Pra, buxheti nis me një mashtrim në përllogaritje, përpara se të nisë zbatimi. Por mashtrimi i dytë është propaganda me “buxhetin historik” prej 10 miliardë eurosh. Pse kjo shifër është bërë frontline e propagandës, kur buxheti zbatohet në lekë dhe euro sot vlen shumë më pak se në vitin 2013, kur kursi ishte rreth 140 lekë? Një buxhet që duket historik në euro, por që nuk sjell më shumë para për 95% të shqiptarëve, të cilët përballen me paga dhe pensione të ulëta, shërbime të dobëta dhe kosto të lartë jetese. 6. Taksat dhe biznesi Premton ulje të kostos së jetesës përmes uljes së TVSH-së për disa produkte ushqimore, por rrit TVSH-në e përgjithshme në 21%, nivelin më të lartë ndonjëherë në Shqipëri. Kjo është tallje me qytetarët: kryeministri u shet propagandë për ulje çmimesh, ndërsa u bën gati një faturë të re taksash. Edhe biznesit të vogël i është rezervuar një tjetër goditje. Futja në skemën e TVSH-së e bizneseve me xhiro vjetore mbi 5 milionë lekë rëndon drejtpërdrejt sipërmarrësit e vegjël dhe profesionistët e lirë. Kostoja do t’i kalojë konsumatorit, duke rritur çmimet dhe duke goditur edhe më shumë fuqinë blerëse të familjeve. Kjo qeveri nuk ka ulur taksat. Thjesht ka ndryshuar mënyrën se si ua merr paratë shqiptarëve! 7. Strehimi Edhe strehimi është një tjetër mashtrim i madh. Qeveria reklamon kredi pa interes deri në 60 mijë euro, por në Tiranë, me këtë shumë, blen vetëm 27 m². Imagjinoni një familje me dy fëmijë që duhet të jetojë në 27 metra katrorë! Kryeministri apo Ministrat jetojnë dot në 27 m2?? Ndërkohë, rreth 50 mijë apartamente qëndrojnë bosh, sepse në to janë parkuar paratë e krimit dhe korrupsionit. Familjet shqiptare nuk blejnë dot një shtëpi, por paraja e pistë i ka dyert e hapura në tregun e pasurive të paluajtshme. Ky është buxheti i një qeverie që ka para për oligarkët, por jo për pensionistët; ka lehtësi për klientët e vet, por jo për biznesin e ndershëm; ka para për kulla, por jo për strehimin e familjeve; ka propagandë për arsimin dhe shëndetësinë, por jo financim për t’i bërë ato funksionale. Ndaj, Partia e Lirisë ka prezantuar 3 paketat e saj: Paketën e Rinisë, Paketën e Emergjencave dhe Sigurisë dhe Paketën Made in Albania, për të përmirësuar sa të mundemi këtë buxhet, i cili duhet të jetë në shërbim të shqiptarëve. Ndaj i bëj thirrje edhe një herë mazhorancës që të miratojë propozimet tona për një përmirësim real të mirëqenies së qytetarëve. U.D R.Xh Shqiptarja.com TAG: Erisa Xhixho Partia e Lirise buxheti 2027 Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

21 Nëntor, 17:11

Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 71.4% Protesta 22.6% Asnjëra 6% Vota total: 2111 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 21 Nëntor, 17:11 Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?