Partia Demokratike i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të mos përdoret identifikimi elektronik në zgjedhjet vendore 2027. “Partia Demokratike është kundër identifikimit elektronik të zgjedhësve në zgjedhjet lokale të 9 majit 2027, dhe i kërkon komisionit të mos e miratojë propozimin për miratimin e identifikimit elektronik”, thuhet në kërkesën e përfaqësuesit Marash Logu. LEXO edhe...Zgjedhjet 2027, Salianji ‘sfidon’ Berishën: Është barrë për garën, PD do të fitonte me mua! Gati të kontribuoj për opozitën (VIDEO) PD pretendon se identifikimi elektronik nuk parandalon votimin e shumëfishtë. “Përfaqësuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në raportet zyrtare që kanë hartuar, kanë dëshmuar se nuk parandalohet votimi i dyfishtë dhe i shumëfishtë. Ka raste të raportuara nga vetë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, ku i njëjti shtetas kishte votuar me 27 karta të ndryshme, duke përdorur të njëjtën shenjë gishti. PD është kundër përdorimit të pajisjeve të identifikimit elektronik në zgjedhjet lokale të 9 majit 2027”, vijon kërkesa. Komisioni Rregullator ka 5 anëtarë, 2 të PD dhe 3 të PS. Nevojiten të paktën 4 vota pro kërkesës, ndaj vendimi është shtyrë. Lajm në përditësim... P.J/ReportTv.al zgjedhjet vendore 2027 identifikimi elektronik ne zgjedhje PD kqz Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 61.2% Jo 29.6% Nuk e di 9.3% Vota total: 2150 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?

