Lajme Zone
Parlamenti Europian dënon dhunën në protestë/ Raportuesi për Shqipërinë, Schieder: Individë të dhunshëm infliltrohen brenda protestës
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Parlamenti Europian dënon dhunën në protestë/ Raportuesi për Shqipërinë, Schieder: Individë të dhunshëm infliltrohen brenda protestës

Raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder, ka reaguar për protestat e dhunshme në Tiranë.

Raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder, ka reaguar për protestat e dhunshme në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shprehu shqetësim për përshkallëzimin e situatës dhe duke bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të dhunës.

“Në të gjithë Evropën, të rinjtë po dalin në rrugë tani – nga Parisi, nëpër Berlin, deri në Tiranë. Ata po luftojnë për arsim më të mirë dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Kjo është e mirë dhe e drejtë, dhe duhet të nxisë një ndryshim të të menduarit midis qeverive. Arsimi është kapitali ynë më i rëndësishëm për të ardhmen dhe nuk duhet të varet kurrë nga portofoli i prindërve. Megjithatë, dhuna nuk është kurrë zgjidhje – as kur vjen nga individë të dhunshëm që përzihen me demonstruesit, as kur vjen nga shteti dhe policia. Si raportues për Shqipërinë, po e shoh veçanërisht Tiranën me shqetësim dhe bëj thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të përshkallëzimit”, shkruan Andreas Schieder. Europaweit gehen gerade junge Menschen auf die Straße – von Paris, über Berlin bis nach Tirana. Sie kämpfen für bessere Bildung und gleiche Chancen für alle. Das ist gut und richtig so und muss ein Umdenken der Regierungen einleiten. Bildung ist unser wichtigstes Zukunftskapital und darf nie vom Geldbeutel der Eltern abhängen. Gewalt ist jedoch nie eine Lösung – weder wenn sie von gewaltbereiten Personen ausgeht, die sich unter die Demonstrierenden mischen und genauso wenig, wenn sie von Staat und Polizei ausgeht.

Als Albanien-Berichterstatter blicke ich insbesondere mit Besorgnis nach Tirana und fordere ein sofortiges Ende der Eskalation.

— Andreas Schieder (@SCHIEDER) October 18, 2026 Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet